Ilir Meta-Presidenti i parë shqiptar i unitetit kombëtar, mbi politikën dhe mbi partitë

573
Sigal

Skënder Sadri KapitiNGA SKËNDER SADRI KAPITI

Në Shqipëri gjatë këtij tranzicioni pluralist asnjë President i Shqipërisë nuk e ka kryer detyrën dhe misionin e tij historik si simbol i unitetit kombëtar , mbi partitë  dhe mbi politiken se sa Presidenti aktual Z. Ilir Meta.

Ilir Meta edhe kur ishte kryetar i Parlamentit të Shqipërisë ka qenë shembull dhe model në drejtimin e tij  i pandikuar politikisht , por  që ka mbajtur dhe ka zbatuar me korrektësi shembullore si ligjin, Kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit, madje është treguar më se tolerant dhe pothuajse si avokat për opozitën , duke i dhënë asaj mundësitë dhe kushtet për të bërë opozitarizmin parlamentar pa kurrfarë imponimi , tensioni e presioni kundër saj .

Pra ka vepruar jo ashtu si të gjithë kryeparlamentarët e tjerë të para tij.

Ilir Meta që kur ishte kryetar i LSI-së ai ka qenë kundërshtari kryesor që  me protestën e grevës së urisë brenda Parlamentit i  cili  kundërshtoi grushtin  antidemokratik të kodit zgjedhor në vitin 2008.

Dhe koha tregoi se sa sa të drejtë ka pasur z. Meta pasi ai kod zgjedhor më pastaj e kriminalizoi Politiken, bëri të mundur privatizimin e politikës dhe të  partive politike nga kryetarët e tyre dhe të drejtën absolute të kryetarëve të partive për të zgjedhur e  caktuar ata deputetët, dhe populli vetëm sa për të votuar vullnetin personal politik të liderëve të Partive politike shqiptare.

Ilir Meta i cili akuzohet paturpësisht nga pushteti e qeverisja e sotme se ka penguar miratimin e Reformës në Drejtësi, por të vërtetën e dinë i gjithë publiku i brendshëm dhe ai ndërkombëtar se ka qenë këmbëngulja dhe përpjekja maksimale që ka bërë ish kryeparlamentari Ilir Meta për miratimin sa më konsensual të VETTING-ut , falë tij dhe insistimit të tij VETTING-u u miratua me votën e të  të gjithë deputetëve  të Parlamentit shqiptar. Ai i tregoi SHBA dhe BE -së se VETTING-u ishte një reformë jetike për shqiptarët dhe Shqipërinë prandaj duhej miratuar me maksimumin e përfaqësuesve të popullit shqiptar në Parlamentin e Shqipërisë.

Presidenti Meta ka kryer më së miri detyrën kushtetuese të tij si garant i ligjit dhe Kushtetutës, si kryetar i unitetit dhe i imazhit kombëtar, si mbrojtës i interesave të larta të kombit dhe të atdheut, të Shqipërisë e Kosovës ,  dhe jo si zgjatim politik i politikës dhe interesave politike, të qeverisë si grup interesi dhe as atyre personale të tijat dhe as të atyre të cilët e votuan për President.

Presidenti Meta ka meritën e madhe të shmangies  së konfliktit dhe të kaosit para zgjedhjeve të pushtetit vendor  të Qershorit të vitit 2019 dhe gjatë tyre me çdekremin e datës së zgjedhjeve , veprim që në fakt ishte “çdekretim” i një konflikti civil ndoshta.

Ai në veprimtarinë e tij si President e ka mbrojtur demokracinë kundër autokracisë dhe korrupsionit, ka mbrojtur institucionin e drejtuar prej tij , që ai të mos kapet dhe të mos shndërrohet në një vegël e instrument i kryeministrit, i cili faktikisht ka kapur të gjitha pushtetet e tjera.