Ilir Meta për ministrat teknikë të PD: “Basha i mori Ramës 8 flutura”

117
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta sonte në “Opinion” është shprehur se nuk duhet të besoni në premtimet e Lulzim Bashës, pasi kohë më parë deklaronte se do të arrestonte Edi Ramën, por më pas u kënaq me marrëveshjen.
Meta tha pavarësisht faktit se mori tetë ministra nga qeveria Rama, nuk duhet harruar se mori ato ministra që komandoheshin nga Ëngjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
Me nota ironike, ai tregoi se këta ministra nuk janë asgjë tjetër veçse tetë flutura në zyrën e kryeministrit Rama.