Ilir Meta: Nuk do digjet Shqipëria për hallin e nënës së fëmijëve të Sokol Ballës

769
Sigal

A mos po bëheni qesharak dhe ju dhe politika për shkak të interesave tuaja kujtoni 2 korrikun e 1990-ën?’, ishte fyerja që iu drejtua presidenti Ilir Meta nga Vizion+, televizion që drejtohet nga Sokol Balla.

Dhe përgjigja e Metës ishte e drejtpërdrejtë.

Z. Meta, duke parë diskursin tuaj, si qytetar i këtij vendi, a mos po bëheni qesharak dhe ju dhe politika për shkak të interesave tuaja kujtoni 2 korrikun e 1990-ën?

Kush është drejtori i Vizion+ … aa Sokol Balla.

Po dua të them diçka, se nuk do të lë që Shqipëria të digjet për hallin e nënës së fëmijëve të Sokol Ballës.

Sepse nëna e fëmijëve të Sokol Ballës është në qeveri apo jo?

Qeveria e Edi Ramës ka fytyrën e Unazës së re, gjenocid ndaj njerëzve. Asnjë recepsionist nuk është ndaluar akoma, me qindra njerëz janë ndaluar atje. Kur të dëshirojë ati, tek Sokol balla, të marrë edhe zonjën Kalavera…

Aty ka gjenocid ndaj atyre banorëve dhe nuk ka aspak drejtësi. As nuk sportelist nuk u kap dot, ndërsa atyre qytetarëve po u merren shtëpitë.