Ilir Meta nga Lezha: Vetëm kur të vriten njerëz ndoshta Haki Droga mund ta marrë pak më seriozisht këtë çështje

152
Sikurse e kemi paralajmëruar edhe më parë sikurse jeni edhe ju dëshmitarë dhe i gjithë populli i Lezhës, banditët Rilindjes prej kohësh pasi mbushën gjithë Lezhën me drogë, si shpërblim tani kanë marrë nga krye sadisti i Shqipërisë porosinë për të dhunuar qytetarët e Lezhës për tu deformuar votën e qytetarëve të Lezhës dhe për këtë kanë mbështetjen e Policisë së Drogës nën udhëheqjen e Haki Drogës.
Ju e dini që është kërkuar edhe nga Ministri zëvendësimi i shefit të komisariatit këtu, një emërim politik, një kushëri i kandidatit të dytë të Rilindjes në Dibër i cili bashkëpunon ngushtë me gjithë këta persona ku shumica e tyre janë në kërkim. Dhe kjo gjë nuk ka ndodhur, sepse sipas Haki Drogës nuk ka prova të mjaftueshme. Vetëm kur të vriten njerëz ndoshta Haki Droga mund ta marrë pak më seriozisht këtë çështje.
Nuk dua të kthehem në rastet e të kaluarës, sepse ky është rast i përsëritur, por sot në ditën e zgjedhjeve në festën e demokracisë, këta banditë me armë secili, Samuel Ndoka, i dënuar dhe në kërkim sipas informacionit tim, Don Ndoka i kërkuar dhe në kërkim, dhe Gentian Marku (Cakica) sot në Shëngjin kanë sulmuar me armë, kanë qëlluar dy herë dhe jo një herë siç thotë policia e drogës, drejt aktivistit të LSI-së z. Florian Dushku dhe e kanë goditur edhe me pistoletë në kokë. 
Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm 70-80 metra larg qendrës së votimit në Shëngjin, që është një qendër e rëndësishme dhe ka ndodhur në mes të ditës dhe në një ditë plot me diell dhe ku ka pasur edhe mjaft dëshmitarë.
Z. Florian Dushku ka qenë i shoqëruar nga z. Gjovalin Tusha dhe nga z. Bernard Vokrri. E gjithë kjo ngjarje kriminale ku tre banditë me armë dhunojnë, kërcënojnë, godasin aktivistët e LSI-së, për të terrorizuar jo thjeshtë ata, por gjithë popullin e Shëngjinit dhe të Lezhës, që të vazhdojë të qëndrojë i nënshtruar ndaj bandave të Rilindjes meqenëse kryesadistit nuk i dalin më shumë se 45 mandate nga vullneti i lirë i qytetarëve shqiptarë dhe në këto kushte dua t’ju them:
E para, kam ardhur në Lezhë, sepse u kam dhënë fjalën lezhjanëve që do dal dhe do ta mbroj popullin e Lezhës nga bandat e Rilindjes në rast se Policia e Haki Drogës bëhet palë me bandat e Rilindjes siç është bërë sot dhe siç është bërë gjatë gjithë kësaj kohe, dhe këtë e di gjithë Lezha.
Tani do të shkoj bashkë me z. Florian Dushku, bashkë me z. Gjovalin Tusha dhe me z. Bernard Vokrri në Prokurori. Do të bisedoj edhe me Prokurorin e Përgjithshëm që të merren masa për ndalimin dhe arrestimin e këtyre banditëve të Rilindjes por njëkohësisht do t’i kërkoj Prokurorisë që të ndjekë edhe çështjen e Policisë së Lezhës. Pasi Polica mban përgjegjësi edhe për mosveprimet e saj, aq më tepër për manipulime, për falsifikime, apo për qëndrime tërësisht partiake dhe politike siç ishte rasti i deklaratës së policisë së drogës në Lezhë pak më parë.
Është qëlluar dy herë, jo një herë, janë dy gëzhoja nga dy armë të ndryshme, nuk është një. Ndaj policia e drogës e Haki Drogës urgjent të dorëzojë edhe gëzhojën tjetër.
Njëkohësisht, dua t’ju bëj të ditur që kam ardhur këtu me gjithë eskortën time dhe do të qëndroj këtu deri në fund sa të numërohet çdo votë lezhjani dhe nuk ndo të ndalemi para asgjëje për të mbrojtur votën dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve të Lezhës. Kryesadisti i Shqipërisë kërkon që gjithë Shqipërinë, përfshi edhe Tiranën që është kryeqyteti i vendit, ta kthejë në këtë mini-Siçili që e ktheu Lezhën gjatë këtyre katër viteve siç e dinë të gjithë qytetarët lezhjanë. Jo vetëm që Shqipëria po e thotë fjalën e saj dhe po e thotë me forcë, prandaj kryesadisti është egërsuar dhe u kërkon banditëve që mbushën Shqipërinë me drogë në këmbim që të dhunojnë të gjithë ata të cilët do të shprehen dhe po shprehen me votën e tyre kundër kësaj platforme dhune ndaj demokracisë ndaj institucioneve, ndaj shtetit dhe ndaj qytetarëve.
Por njëkohësisht i bëj të ditur çdo qytetari të Lezhës për çdo shqetësim që ka të më njoftojë menjëherë këtu dhe unë do të jem kudo bashkë me eskortën time bashkë me të gjithë burrat dhe të rinjtë e Lezhës për t’iu treguar vendin banditëve që nuk ua tregon dot policia e drogës. Sot është ora finale që Lezha t’i kthehet qytetarisë dhe normalitetit dhe i ftoj të gjithë të shkojnë të votojnë, duke filluar nga qytetarët e Shëngjinit, askush nuk do të guxojë ta prekë votën e tyre dhe le të guxojnë po të duan ta prekin, dhe kudo në të gjithë Lezhën. 
Lezha duhet të thotë fjalën e saj, unë nuk ua them sot votoni për LSI-në, absolutisht por u them dilni votoni për lirinë dhe për dinjitetin tuaj. Nuk mund të jetojnë fëmijët tuaj nën terrorin e bandave të drogës të Rilindjes, as në Lezhë as në Pukë as në Çelepias të Beratit dhe asgjëkund tjetër në Shqipëri. 
Dhe për çdo dhimbje që shkaktohet nga dhuna e sadistëve të kryesadistit, për çdo pikë gjaku që shkaktohet ndaj tyre, janë vetëm 2 përgjegjës sot në Shqipëri, njëri është krye sadisti dhe tjetri është Haki Droga. 
Këta të dy do të marrin atë përgjegjësi, që nuk u ka shkuar kurrë në mendje në rast se do të ketë një viktimë për shkak të këtij kursi të shfrenuar dhune dhe sadizmi që duhet të ushtrojmë ndaj qytetarëve të Shqipërisë.
Orët kur Lezhën e qeverisin bandat, dhe Shqipërinë oligarkët, po mbarojnë. Shqiptarët dhe rinia e Shqipërisë po e thotë kudo fjalën e saj. Është detyra jonë të bëjmë çdo sakrificë, duke filluar nga unë i pari, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, të një kuvendi ku Lezha u turpërua,jo për faj të LSI-së, por të kryesadistit që e mbushi listën e Lezhë, që ka aq shumë intelektualë dhe gra të nderuara, me njerëz të tillë.
Prandaj të gjithë drejt qendrave të votimit! Do ta gjunjëzojmë oligarkinë dhe bandat që ajo ka nxjerr sot për të mbajtur të shtypur shqiptarët dhe lezhjanët, pa asnjë diskutim. 
Prandaj të gjithë drejtë votimeve!
Të gjithë lezhjanët të jenë të qetë, të sigurt se vota e tyre do të jetë e pacenueshme nga kushdo! Kam njoftuar edhe Ministrin e Brendshëm kur jam nisur për këtu. Besoj se edhe ai ka të qartë situatën, nuk do të presim tani as nga vëzhguesit e ODIHR-it as nga të OSBE-së që të mbrojnë votën dhe dinjitetin as të Lezhës dhe as të Shqipërisë.
Të gjithë të rinjtë dhe burrat e Lezhës të ngrihen në këmbë dhe në të gjithë Shqipërinë, sepse Shqipëria po jep verdiktin e saj në mënyrë të vendosur.
Prandaj janë tërbuar zagarët e kryesadistit, të cilëve u thuhet se nëse nuk mbushni kutitë nesër do të përfundoni në burg. 
Ata kutitë nuk kanë për t’i mbushur dhe ora e gjykimit të drejtësisë, populli po jep gjykimin dhe gjykimi i popullit është i padiskutueshëm dhe i pacenueshëm, dhe ora e drejtësisë do të fillojë që nesër! Nuk do të fillojë në 9 shtator. Do të ketë surpriza kam thënë, dhe po ua them që ora e drejtësisë do të fillojë që nesër!
Të gjithë të shkojnë të votojnë! Të votojnë për këtë duan! Të shprehin mendimin e tyre, por të votojnë që Lezha të shpëtojë traditën e saj, qytetarinë e saj, vlerat e saj të jashtëzakonshme, demokratike, patriotike, të shpëtojë të ardhmen e saj dhe të gjithë të votojnë Shqipërinë, që Shqipëria e katër viteve që të vijnë të mos jetë Lezha, për fatkeq, e katër viteve që mbyllen sot.
Prandaj të gjithë në votime! Edhe pesë orë për një të ardhme të shkëlqyer, të ndritur, për gjithë Lezhën dhe për të gjithë Shqipërinë.
Mua këtu më keni për çdo gjë dhe për çdo rast, edhe banditët këtu më kanë. Le të vijnë po të duan, të marrin edhe mbështetjen e policisë këtu dhe ua tregoj unë trimërinë e tyre! E di unë trimërinë banditëve. Ata janë trima, sepse kanë krye sadistin me vete, por krye sadistin nesër e keni të shtrirë përtokë bashkë me bandat e tij që do të shtrihen që sot!