Ilir Meta: Nevojitet më shumë përgjegjshmëri nga ana e klasës politike

575
Ditën e djeshme, Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Këshillin Drejtues Kombëtar. Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka kërkuar më shumë përgjegjshmëri nga ana e politikanëve. “Keqardhje që nuk ka lëvizur asgjë në drejtim të dialogu. E vetmja gjë që kanë lëvizur janë afatet. Çdo ditë që ecim përpara pa dialog dhe klimë konstruktive na çdo në një kizë që askush nuk e parashikon. Është detyrë e politikanëve që t’i parandalojnë”,- tha Meta. Kreu i LSI-së tha se shqetësimi kryesor janë zgjedhje dhe standardet e tyre. “LSI ka bërë dhe do të bëjë më të mirën për dialog dhe zgjedhje të standardeve evropiane. Nuk na duhen formulime që zgjedhjet ishin më të mira se ato të kaluara”,- tha Meta. Kreu LSI-së bëri apel për vetëpërmbajte të politikanëve. “Ne si politikanë instrumentin kryesor kemi fjalën. Në komunikim dhe në krijimin e klimës së mirëbesimit apo konfliktualitet“,- tha Meta. “Në këtë situatë duke qenë të bindur se koalicioni PS-LSI, i cili fitoi përpara 4 vitesh në kushte shumë të vështira, bindshëm, dhe 84 mandate se një e humbi për 15 vota, fitoi mbi qeverinë e Berishës, fitoi kur KQZ-së u ndryshua, në një klimë jo të lehtë në terren, kështu që unë besoj se sot një koalicion i tillë e ka më të lehtë për të fituar dhe konfirmuar në zgjedhjet më të qeta dhe demokratike. Atëherë ishte në koalicion me Berishën dhe tani në një koalicion tjetër. Ndaj nuk duhet parë si çështje force se kush e është më i fortë, se kush e tërheq litarin më fort, por si çështje tolerance”,- tha Meta.

Sipas tij askush nuk mund ti parashikojë efektet e kësaj krize politike duke u nisur këtu edhe nga fakti se partitë opozitare nuk janë regjistruar për tu bërë pjesë e zgjedhjeve.
“Doja të shprehja keqardhjen që ende asgjë reale nuk ka lëvizur diçka në drejtim të dialogut dhe zgjidhjes, kanë lëvizur vetëm afatet. Opozita nuk është e regjistruar në zgjedhje dhe si çdo ditë që ecim përpara, pa një dialog dhe ndihmë konstruktive na çon drejt një konflikti dhe krize që efektet e së cilës askush nuk mund ti parashikojë. Është detyra jonë që t’i parandalojmë. Nuk është vetëm përgjegjësia jonë, e politikanëve or edhe e shoqërisë civile. Doja të shprehja mbështetjen e LSI-së për dialog për zgjidhje dhe zgjedhje me standardet evropiane. Reforma në drejtësi duhet të ishte bërë më kohe nëse do të mungonte qasja’ hajdeni në dialog, votojmë Reformën se do t’iu fusim në burg”, theksoi Meta.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kujtoi dorëheqjen e tij si kryeministër në vitin 2001, për t’i hapur rrugë Fatos Nanos që të merrte këtë post, duke sqaruar se gjithçka bëhej për shkak se e majta nuk mund të merrte Presidentin pavarësisht se kishte votat. “Më vjen keq të kujtoj se më tha dikush ti thuaj se unë jap mandatin e Parlamentit se ti nuk je kryeministër. Është një analistë shumë i njohur dhe kritik edhe ndaj meje, edhe realisht dhe shpërthyes. I thashë: E mban mend pse kam dhënë dorëheqjen nga kryeministër pas zgjedhjeve të 2011? Ja tha kishe ato sherret me Nanon. Po, për çfarë e kishim sherrin? Sherri ishte ky: në ato zgjedhje mazhoranca mori 3-4 mandate më shumë se ç’duhej për zgjedhjen e Presidentit. Nano në të drejtën e tij donte që të bëhej President. Ne kishim një rezolutë të Parlamentit Evropian që njohu legjitimitetin e mazhorancës qeverisëse, por nuk e njohu legjitimitetin për të zgjedhur Presidentin. Nuk u shkel as ligji dhe as Kodi Zgjedhor, thjesht u bë një manovër në raundin e dytë në Dushk, prandaj ngeli Dushku edhe sot e kësaj dite. Të na falin qytetarët e Dushkut. Ky ishte gjithë problemi i krizës. Në fund fare ishte që nuk mund të bëjmë një gjë që nuk i shërben vendit, pavarësisht se i shërben akomodimit të dy personave, njërit President e tjetrit kryeministër, edhe kryetari i PS-së edhe me letra edhe me garanci. I thashë Nanos se do ta zgjidhim siç kërkon BE. Kështu që i thashë bëhu kryeministër. President nuk bëhesh dot. Kemi bërë një faull dhe për këtë duhet të paguajmë gjobën”,- tha Ilir Meta.

Kreu i LSI tha, se Rama është kryeministër jo vetëm i PS-së, por i gjithë shqiptarëve.
“Unë nuk them që Edi Rama të japë dorëheqjen… Unë nuk jam kryetar i parlamentit të shumicës. Po të ishte kështu e kishim nxjerrë më kohë PD-në … Rama nuk është vetëm Kryeministër i PS-së. Është kryeministër i gjithë shqiptarëve, ka detyrim të japë garanci për zgjedhjet dhe qytetarët. Ne si LSI nuk jemi me këtë apo atë. Ne jemi për t’i dhënë fund politikës bardh’ e zi. Për dekriminalizmin në i dhamë të drejtë PD-së. Edhe një që kishim në LSI dhe nuk e dinim, iku në drejtim të paditur. Për çështjen e drogës ne kemi thënë që është problem serioz. Ne kemi thënë që në duhet një pakt, sepse është një problem që nuk u krijua sot”,- tha Meta.
Kreu i LSI tha se më e rëndësishme është që qytetarët të votojnë në mënyrë demokratike. “Njerëzit votojnë si të duan. Të shprehen, të jenë të qetë. Të kemi president legjitim. Të kemi vend normal. Integrimi nuk është se miratuam një reformë dhe në Bruksel thonë ok. Integrimi është të sillemi dhe komunikojmë si njerëz normal”,- tha Meta.
Sigal