Ilir Meta në Vlorë: Fuqia me e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve

142
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë disa takime në qytetin e Vlorës ku u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të LSI-së
Ilir Meta: Ne duhet të kemi besim te të rinjtë dhe të rejat, te përgjegjshmëria e tyre te serioziteti i tyre
Ilir Meta në Vlorë: Fuqia me e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve
Shezai Rrokaj: Rinia meriton një politikë të mençur që hap perspektiva zhvillimi 
Shezai Rrokaj: Ju nuk duhet të largoheni nga Shqipëria
Kandidatja për deputete e LSI, Enada Koçiraj: LSI bën diferencën në mënyrën se si i trajton problematikat dhe mbështetjen ndaj të rinjve

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta mori pjesë në disa takime në qytetin e Vlorës ku u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të LSI-së.
Në këto takime, Kryetari i Kuvendit shoqërohej nga Prof. Shezai Rrokaj i cili është edhe kryesuesi i listës së kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Vlorës.
Duke folur në njërin prej këtyre takimeve, ku të pranishëm ishin qindra të rinj e të reja vlonjate, z. Meta theksoi se fuqi më e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve ndaj mbështetja për ta nuk duhet të jetë e pandalshme. 
“Ne duhet të kemi besim te të rinjtë dhe të rejat, te përgjegjshmëria e tyre te serioziteti i tyre dhe njëkohësisht duhet t’i japim krahë ëndrrave të tyre. Fuqia me e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve”,- tha Kryetari i Kuvendit, duke shtuar se të rinjtë duhet të marrin në dorë politikëbërjen në Shqipëri. 
“Ka vetëm një rrugë, që të rinjtë e të rejat e Shqipërisë ta marrin në dorë politikën dhe ta bëjnë në interesin e vendit, më tolerante më përfshirëse, më bashkëpunuese dhe më të mirë”, – theksoi z. Ilir Meta.
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Prof. Shezai Rrokaj theksoi se rinia shqiptare meriton një politikë të mençur që hap perspektivat për zhvillimin e vendit dhe që krijon një të ardhme të sigurt për të rinj në vendin e tyre.
“Ju meritoni një politikë të mençur, ju meritoni një politikë që hap perspektiva zhvillimi në vendin tonë. Ju nuk meritoni të jetoni plot ankth në vendlindjen tuaj. Familjet shqiptare ju kanë rritur dhe ju rritin me shumë përkushtim. Ju nuk duhet të largoheni nga Shqipëria”, – tha z. Rrokaj.
Fjalën përshëndetëse në këtë takim e mori edhe kandidatja tjetër për deputete, Enada Koçiraj, e cila është përfaqësuese e Lëvizjes Rinore për Integrim, duke u shprehur se LSI bën diferencën në mënyrën se si i trajton problematikat dhe mbështetjen ndaj të rinjve. 
“LSI bën diferencën në mënyrën se si na mban të bashkuar rreth kauzave, për më shumë punësim për të rinjtë, për më shumë siguri, për më shumë shanse për të gjithë ne”, – tha kandidatja për deputete e LSI-së, Enada Koçiraj.
Krahas kësaj, gjatë këtyre aktiviteteve në Vlorë, u shpërndanë edhe 600 karta për anëtarët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim.