Ilir Meta: “Ne pranojmë kritika, por absolutisht asnjë ambasador nuk mund të zëvendësojë institucionet në Shqipëri”

140

Z. Lu, siç e thatë edhe ju në fillim,
është një ambasador i posaçëm për shkak të asaj që ai përfaqëson. Pra, ai “e ka
një të drejtë” ekstra sovraniteti të institucioneve shqiptare për të thënë
diçka më shumë edhe për këtë reformë, apo jo?

Patjetër.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tërësi dhe natyrisht edhe
ambasadori Lu në veçanti në rastin konkret, kanë një vend të veçantë, sepse
Amerika ka një vend të veçantë në raportet tona dhe ne e kemi pranuar këtë gjë.
Të jeni të sigurt se po të ishte ambasadori i një vendi shumë modest, kam
përshtypjen që shumë prej veprimeve dhe sjelljeve do të ishin pak si të
papranueshme nga…


Reagimi
juaj e linte të kuptohej si të papranueshme këtë.

Derisa ne kemi vendosur me bindje të
plotë që Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë kryesor strategjik, janë partneri
ynë strategjik dhe ata kanë investuar mjaft, kanë sponsorizuar në radhë të parë
Shqipërinë në NATO, shpëtimin e Kosovës nga genocidi, për sigurinë dhe
stabilitetin në rajonin tonë dhe shumë arsye të tjera, mbështesin integrimin
europian të Shqipërisë, ky është një element tepër pozitiv.

Ne pa dyshim që pranojmë edhe kritika,
edhe publike, sepse pa dyshim që kemi nevojë edhe të përmirësohemi më tej, por
absolutisht asnjë ambasador nuk mund të zëvendësojë institucionet në Shqipëri,
sepse nuk e ndihmon Shqipërinë të ecë përpara dhe të ndërtojë institucione të
qëndrueshme. Asnjë ambasadë nuk mund ta bëjë këtë gjë, madje do të thosha asnjë
shtet nuk mund ta bëjë këtë gjë dhe as nuk e ka vullnetin dhe as nuk ka
politikën për ta bërë këtë gjë.

Në këtë drejtim kontributi më i madh që
mund të jepet është gjithmonë në partneritet, duke mbështetur, duke ndihmuar,
duke i konsoliduar institucionet shqiptare, sepse mandati i ambasadorëve është
një mandat i përkohshëm 3 deri në 4 vjet, ndërsa reforma që ne duam të bëjmë,
praktikisht e drejtësisë, është një reformë që do të ketë impakt për 20-30
vjetët e ardhshëm të Shqipërisë dhe të raportit të partneritetit tonë me
Shtetet e Bashkuara apo me Bashkimin Europian. Kështu që reagimet e tij janë
gjithmonë të mirëpritura, absolutisht, por është e rëndësishme që të jenë gjithmonë
( jo vetëm reagimet e ambasadorit po të kujtdo) edhe të mirargumentuara.

Qëllimi ynë është të zgjidhim
problemet, nuk është të krijojmë ndonjëherë edhe probleme të paqena dhe kjo
kërkon një bashkëpunim më të ngushtë institucional.


A
është bashkëpunim
z. Meta,
pasi është folur shumë jo për raportin tuaj me Amerikën, pasi ju, në mos gaboj,
përfshi edhe janarin, në 6-7 muajt e fundit, i keni vizituar 5 herë Shtetet e
Bashkuara…

Jini i qetë, raporti im me Amerikën
është një raport tepër solid, tepër i vërtetë dhe thelbësor.


Po
ju pyesja për raportet me ambasadorin Lu.

Kjo është një pyetje pa vend, sepse…


Ai
është përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Shtetit e mbështeti
në përballjen e tij me kryeprokurorin.
..

Patjetër. Nuk kam dëgjuar që
Departamenti i Shtetit të ketë thënë ndonjë gjë për Komisionin e Emërimeve në
Drejtësi, se, po të ketë thënë ndonjë gjë, unë jam i gatshëm të sqaroj
Departamentin e Shtetit, të sqaroj Departamentin e Drejtësisë në Shtetet e
Bashkuara, që është mjaft i interesuar, të sqaroj Departamentin e Sigurisë
Kombëtare, Kongresin, Senatin, Shtëpinë e Bardhë.


Pra,
ju po thoni që reagimi i Departamentit të Shtetit ishte më tepër simbolik sesa
për çështjet konkrete?

Jo, reagimi i Departamentit të Shtetit
mendoj që ishte mjaft normal. Pa dyshim të gjithë ne e mbështesim ambasadorin
Lu në punën që bën dhe që do të vazhdojë të bëjë, por keqinterpretimi
nganjëherë nga mediet mendoj se është i lirë dhe nuk ndihmon askënd.



rastin konkret në ç’kuptim keqinterpretim?

Pra, përpjekja për të kthyer një
qëndrim shumë normal, mbështetës në një pozicionim për një çështje konkrete.


Pra,
ju thoni se reagimi nuk kishte lidhje me K
ED-në,
ishte thjesht një mbështetje në përgjithësi?

Unë nuk dëgjova gjë për KED-në. Po të ketë gjë për KED-në, unë do t’i jap përgjigje Departamentit të Shtetit, sepse unë, si
Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, jam përgjegjës për organizimin e K
ED-së, kështu që të mos ngatërrojmë një
qëndrim mjaft normal të Departamentit të Shtetit, mbështetës për reformën në
drejtësi, me politikën e ambasadës ose të ambasadorit për një çështje konkrete.
Të mos i ngatërrojmë këto gjëra, se ne i ngatërrojmë më shumë!


Dakord.
Ky sqarimi që ju bëtë sot, të paktën mua më shpjegon arsyet.
Më shpjegon arsyet pse ju mbajtët atë
qëndrim, le të themi, pak rigoroz dhe shumë të rreptë në daljen tuaj.

Nuk ka qenë rigoroz, qëndrimi ka qenë
shumë transparent.


Por
i rreptë.
..

Unë tani po pres nga ju dhe nga kushdo
qoftë, prokuror ose prokurore, që është përjashtuar padrejtësisht nga gara me
qëllim që Adriatik Llalla, më falni që po e përmend me emër, si person, të
përvetësojë tri vende në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Pra, po pres që të
më thoni, unë jam
fjala bie Sokol
Balla, unë i kam plotësuar kushtet sipas ligjit, 10 vjet eksperiencë, Magjistraturë,
u transferova, u hoqa në mënyrë që aty të dilte
fjala bie Ilir Meta.


Kalojmë
te një temë që brenda letrës së zotit Llalla përmendej për herë të parë termi,
epiteti, “sorosian”. Ky është një term që është bërë shumë popullor, muajt e
fundit edhe në Shqipëri, edhe në Amerikë për shkak të armiqësisë midis
presidentit të ri të
SHBA,
Donald Tr
amp,
dhe miliarderit të famshëm, Xhorxh Soros, i cili është akuzuar ose anatemuar se
ka mbështetur një pjesë të mirë të shoqërisë civile dhe politikës, kryesisht
Edi Ramën dhe grupin e të rinjve, që ai solli në
PS. Këto akuza i fundit i bëri z. Llalla, por më herët në këtë studio, jo
tamam akuzë, por deri diku, e bëri
z.
Manjani nga partia juaj dhe e bën rregullisht opozita e PD. Ju si jeni në këtë frontin
antisorosian? Cili është pozicioni juaj?

Në dijeninë time, Partia Demokratike
nuk i ka kaq të vështira raportet me ata që po quan sorosianë, në kuptimin e
mirë të fjalës, se nuk dua t’i jap asnjë konotacion negativ, dhe kjo nuk ka
asnjë rëndësi, për mua rëndësi kanë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Pse? Sepse këto kanë rëndësi për vendin tim. Nuk ka rëndësi fare se
kush fiton atje dhe cila është, do të thosha, administrata atje, e kështu me
radhë. E rëndësishme është që ky të jetë një raport i fortë dhe që interesat e
Shqipërisë, interesat e shqiptarëve në rajon të respektohen dhe të jenë në një
linjë me interesat e Shteteve të Bashkuara në rajon. Ky është interesi.


Interesat
e Sorosit, a ka ndonjë devijim nga kjo?

Unë nuk dua të komentoj interesat e Sorosit,
sepse në fund të fare, siç e thatë edhe ju, ai miliarder është, domethënë nuk
është se ka ndonjë përgjegjësi shtetërore. Qëllimi i tij është të fitojë sa më
shumë, ku të mundet…