Ilir Meta në përkujtimoren e Konferencës së Pëzës: “Pezë do të thotë bashkim”

448
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë dje në festimet për 71-vjetorin e përkujtimit të Konferencës së Pezës dhe duke vënë në dukje se rëndësia e saj konference sot është “bashkimi”. Ndërsa, duke iu referuar vendimit të qeverisë për heqjen e fotografisë së Presidentit nga çdo zyrë e administratës publike, Meta tha se figura e Ismail Qemalit është mesazh bashkimi.  “Pezë do të thotë bashkim. Pezë do të thotë atdheu  mbi të gjitha  dhe kushtrimi që vjen sot pas kaq dekadash, nga Konferenca e Pezës e 16- shtatorit të vitit 1942 duhet të ligjërohet  nga të gjithë, duhet t’ia transmetojmë edhe brezave që vijnë. Pra, bashkim dhe bashkëpunim edhe brezave që vijnë pa dallim feje, krahine dhe ideje në interes ë atdheut, në interes të kombit. Heqja e fotografisë së Presidentit nga zyrat e administratës publike,  nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Fakti që do të jetë një figurë themeluese e shtetit shqiptar, siç është figura e Ismail  Qemalit, i cili është një mesazh bashkimi. Mendoj se, të gjithë duhet t’i mbajmë të gjalla idealet e Konferencës së Pezës, patriotëve shqiptar, komunistëve, nacionalistëve të asaj kohe, të cilët kapërcyen diferencat e tyre në emër të interesit të madh, të lirisë së atdheut dhe progresit shoqëror”. Pas ceremonisë,Kryetari i Kuvendit zhvilloi homazhe në  varrezat e “Dëshmorëve”, ku vendosi dhe një  kurorë me lule.