Ilir Meta në Fier: “Doktori në botën e çudirave, aleanca jonë, 80 mandate”

539
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim çeli dje fushatën e saj në qytetin e Fierit, ku prezantoi edhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 23 Qershorit. Lideri iLSI-së Ilir Meta u shpreh i bindur se fierakët do dinë t’i japin fund më 23 Qershor politikës së baltosje dhe përrallave të doktorit në botën e çudirave, siç i quajti ai deklaratat e bëra në kryeministri Berisha. “Edhe sot myzeqarët dhe shqiptarët të lodhur nga politika e moçalit dhe baltosjes besojnë tek Shqipëria e shanseve të barabarta dhe e integrimit. Jemi këtu për të shëruar plagët e papunësisë, të luftojmë polarizimin dhe varfërinë, të arsimojmë të rinjtë, prandaj më 23 Qershor, Feri, Lushnja, Mallakastra dhe të gjithë shqiptarët do t’i japin fund përrallave të doktorit në botën e çudirave sepse fierakët dhe shqiptarët duan një lidership qe nuk shikon përralla për që e shikon realitetin në sy, për të ecur më shpejt në rrugën e mirëqenies”, tha Meta. Sipas tij, fierakët, duan një qeveri që i jep fund ushqimeve me lista, një lidership që t’i udhëheqë drejt integrimit dhe jo drejt izolimit. “Fierakët duan një lidership që nuk mendon për grabitjen e zgjedhjeve të ardhshme por për gjeneratat e së nesërmes, jo një lidership që ndryshon sloganet, por një lidership që ndryshon faqen e Fierit, Mallakastrës e gjithë Shqipërisë”, tha Meta më tej. Meta premtoi në Fier seLSI-ja është forca që siguron rotacionin e sigurt më 23 Qershor. “Ne sot jemi më shumë dhe më të bashkuar sepseLSIështë siguri për rotacionin e sigurt të 23 qershorit. Ne nuk mbjellim urrejtje, ne ngremë ura bashkëpunimi mes shqiptarëve. Kemi vizion dhe energji të çlirojmë potencialet e fjetura, të ecim drejt një modeli ekonomik që sjell punësim, nxit investimet vendase dhe të huaja”, -tha Meta më tej. Kreu iLSI-së duke besuar në votën e Fierakëve përLSI, tha se “Aleanca për Shqipërinë Europiane” do fitojë 80 mandate të sigurta me të cilat do qeverisë Shqipërinë. “Aleanca për Shqipërinë Europiane do fitojë 80 mandate më 23 Qershor. Aleanca jonë do të arrijë një nga fitoret më të mëdha në Qarkun e Fierit. Jam i lumtur që e shoh Fierin të kuq dhe i bindur se Feri dhe fierakët duke votuar për LSI-në votojnë me bindje të plotë se kështu do ecet më shpejt drejt së ardhmes europiane”, tha Meta.