Ilir Meta: “Marrëdhëniet me Italinë dhe PE-në janë të rëndësishme”

439
Sigal

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë pret eurodeputetin  italian Aldo Patriciello

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti dje Eurodeputetin italian, Aldo Patriciello, anëtar i grupit parlamentar të EPP dhe anëtar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, i cili ndodhet në Tiranë me ftesë të Aleancës Demokristiane. Z. Patriciello shoqërohej nga Kryetari i PAD-së z. Zef Bushati. Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vyer të eurodeputetëve italianë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke theksuar se marrëdhëniet me Italinë dhe me Parlamentin Evropian janë shumë të rëndësishme në këtë proces. Eurodeputeti Patriciello konfirmoi angazhimin e tij dhe të kolegëve të tjerë italianë në Parlamentin Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE dhe nënvizoi dëshirën e përbashkët të eurodeputetëve që Shqipëria të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane.