Ilir Meta: LSI, një parti që rritet vazhdimisht dhe kontribuon në reformat e mëdha të vendit

403
Sigal

Kryetari i LSI, mesazh
falënderimi pas rizgjedhjes në krye të partisë

 

Nga Gjermania ku ai
ndodhet për një vizitë zyrtare, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, nëpërmjet një
mesazhi ka falënderuar të gjithë anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim
për pjesëmarrjen masive në këtë proces shembullor votimi. Meta vlerësoi se kjo
pjesëmarrje konfirmon qartësisht lidhjen e vendosur dhe të qëndrueshme me
LSI-në. “Kam kënaqësinë e jashtëzakonshme të falënderoj të gjithë anëtarët e
Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët morën pjesë në një proces shembullor
të votimit për zgjedhjen e kryetarit, por edhe të delegatëve për në Konventën
Kombëtare Zgjedhore të LSI-së. Në mënyrë të veçantë dua t’i falënderoj për
pjesëmarrjen mjaft të lartë dhe për konfirmimin e qartë të lidhjes së tyre të
vendosur dhe të qëndrueshme me LSI-në”, tha Kryetari i LSI-së, teksa vlerësoi
veçanërisht dy kandidatët e tjerë në garë si edhe të gjithë njerëzit që u
kujdesën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “Dua të falënderoj njëkohësisht
të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e
këtij procesi. Njëkohësisht dua të falënderoj edhe dy kolegët e mi, kandidatët
për kryetar, z. Rrokaj dhe z. Spahiu, pasi ata dhanë gjithashtu një kontributit
të rëndësishëm për të bërë këtë garë edhe më aktive dhe më interesante dhe për
të nxitur rritjen e kësaj pjesëmarrjeje”, shtoi z Meta. Gjithashtu, Kryetari i
LSI-së shprehu bindjen se nga ky proces e gjithë LSI-ja ka fituar një nivel të
ri të organizimit të saj dhe se në Konventës Zgjedhore të LSI-së do të diskutohen
dhe do të merren vendime të rëndësishme që shkojnë në përputhje me aspiratat e
të gjithë atyre anëtarëve që votuan. “Jam i bindur se nga ky proces e gjithë
LSI-ja ka fituar një nivel të ri të organizimit të saj, të pjekurisë së saj
politike, të kulturës së saj demokratike. Tani është momenti që këtë
pjesëmarrje, këtë inkurajim, që na ka dhënë në një shkallë mjaft të lartë
anëtarësia e LSI-së, ta çojmë akoma më përpara drejt Konventës së re Zgjedhore
të LSI-së në datat 3-4 dhjetor, ku ne së bashku do të diskutojmë, do të
kuvendojmë dhe do të marrim vendime të rëndësishme. Vendime të cilat shkojnë në
përputhje me aspiratat e të gjithë atyre anëtarëve që votuan dje për një LSI
gjithnjë e më të hapur, për një LSI gjithnjë e më gjithëpërfshirëse. Për një LSI
e cila përmes rritjes së saj kontribuon për rritjen e stabilitetit në vend dhje
për përshpejtimin e procesit të integrimit europian të vendit”, deklaroi Meta
në mesazhin e tij.