Ilir Meta: LSI, ide, energji dhe anagazhim serioz e të qartë, për të vazhduar kontributin integrues të vendit

436
Sigal

LSI fiton debatin me PS,
për mosrritjen e çmimit të gazit për automjetet, fiksohet 8 lekë/litri

 

Përfundimisht akciza e
gazit të lëngshëm që përdoret për automjetet do të jetë 8 lekë për litër. Dy
aleatët kryesorë qeverisës, LSI dhe PS, ranë dakord për një reduktim të nivelit
të propozuar nga financat prej 13 lekë për litër. Në fakt, LSI pati
kërkuar që kjo taksë të mos vendosej, por pas konsultimeve mes grupeve
paralmentare dhe qeverisë u pranua propozimi i deputetit Anastas Angjeli për
reduktimin me 5 lekë për litër. “Personalisht nuk do ta votoja
as 5 lekë, as 9 lekë. Ne ishim për heqjen fare të kësaj akcize. Por, meqenëse
jemi të kompromisit dhe e diskutuan me minitsrin le të ngelet 9 lekë”, deklaroi
deputeti Përparim Spahiu. “Unë jam dakord. Madje, ta bëjmë 8 lekë që të jemi në
rregull”, tha nga ana e tij deputeti Angjeli. Edhe Partia Demokratike u
pozicionua kundër rritjes së çmimit, duke u shprehur:
 “Shqetësimet që ju ngrini janë të karakterit administrativ dhe
shqetësimet e administrimit nuk zgjidhen me rritje çmimi
” – deklaroi Nënkryetari i Kuvendit, deputeti demokrat Edmond
Spaho. Ndërkohë, i gjendur përballë argumentit dhe pozcionit social të LSI,
Ministri i Fianncave Arben Ahmetaj, deklaroi:
 “Është shumë e qartë ajo që po sjellim, është zero për qytetarin
dhe vendoset një akcizë që është më e ulëta në rajon për gazin e përdorur për
automjetet. Ligji i akcizës së gazit ishte i fundit i paketës fiskale që u
miratua nen për nen dhe efektet do të nisë t’i japë që nga janari i 2017.”

– LSI zgjodhi Komitetin Drejtues Kombëtar, votëbesohen potencialet që do të
konsolidojnë fuqizimin e 
 partisë, si forcë përcaktuese
në integrimin e vendit në BE

LSI, zgjedh ekipin drejtues Në drejtimin e
Kryetarit të LSI-së, z Ilir Meta, u bë konstituimi i Komitetit Drejtues
Kombëtar të LSI-së, që u zgjodh nga Konventa Kombëtare Zgjedhore e zhvilluar në
datat 3 dhe 4 dhjetor. Në fjalën e tij përpara anëtarëve të Komitetit Drejtues
Kombëtar, z. Meta vlerësoi garën e zhvilluar në Konventën Kombëtare Zgjedhore
duke nënvizuar se kjo do t’i shërbejë forcimit të Lëvizjes Socialiste për
Integrim. Zoti Meta theksoi: “Dua t’ju uroj të gjithëve që jeni zgjedhur në
Komitetin Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Konventa e
tretë Kombëtare Zgjedhore e saj, dhe t’ju urojë suksese dhe shpreh besimin tim
në bashkëpunimin tonë për të përmbushur të gjitha objektivat e konventës dhe
për t’i dhënë një drejtim edhe më dinamik edhe më të qëndrueshëm, edhe më të
suksesshëm LSI-së në të gjithë vendin. Po kështu dua të falënderoj shumë edhe
ata që nuk kanë fituar për në Komitetin Drejtues Kombëtar, për kontributin e
tyre, për pjesëmarrjen e tyre në këtë garë. Garat kështu e kanë. Shpresoj që
edhe për ata që nuk kanë fituar, ka qenë një eksperiencë edhe pse jo shumë e
lumtur, e dobishme për të ardhmen dhe ata do të vazhdojnë të kontribuojnë kudo
ku janë të gjitha strukturat e LSI-së”,-u shpreh kryetari i LSI. Nga mbledhja e
KDK-së, z. Meta foli edhe për aktualitetin politik në vend, duke vënë theksin
tek opinioni i Komisionit të Venecias për ligjin e Vetting-ut. Sipas z. Meta,
kthimi i përgjigjes nga Komisioni i Venecias duhet parë si një mundësi për të
gjykuar sa më parë këtë ligj nga Gjykata Kushtetuese në mënyrë që i hapet rrugë
zbatimin të Reformës në Drejtësi edhe përshpejtimit të proceseve integruese në
vend. “Njëkohësisht nga Konventa deri tani, ja vlen të përshëndesim reagimin e
Komisionit të Venecias për ligjin e Vetting-ut dhe të shprehim besimin tonë se
tani edhe Gjykata Kushtetuese do të ketë mundësinë që sa më parë të jetë e
mundur të japi gjykimin e saj përfundimtar për këtë çështje dhe të ecim më
shpejt me zbatimin ligjit për Vetting-un, por edhe me zbatimin e reformës në
drejtësi, në tërësi si reforma më e rëndësishme, me suksesin e të cilës lidhet
edhe fati i shumë prioriteteve dhe reformave të tjera në vend”,- tha z. Meta.

Duke folur për zgjedhjet në Maqedoni,
Kryetari i LSI-së përshëndeti zhvillimin e tyre pa incidente duke shtuar se
këto zgjedhje duhet të kontribuojnë në stabilizimin e Maqedonisë si edhe
përshpejtimin e rrugëtimit euro-atlantik të saj. Zoti Meta, tha: “Nuk mund
të mos përshëndesim zgjedhjet e djeshme në Maqedoni, ku interesi ynë, jo vetëm
si vend fqinj, është gjithmonë tepër i lartë, për stabilitetin, demokratizimin,
dhe përshpejtimin e axhendës euro-atlantike të Maqedonisë. Dhe natyrisht
përshëndesim zhvillimin paqësore, demokratik të këtyre zgjedhjeve si asnjëherë
tjetër më parë dhe shpresojmë që kjo t’i japi fund krizës politike dhe
institucionale gjatë dy viteve të fundit. Kjo është mjaft pozitive edhe për të
ardhmen e Maqedonisë. Unë mendojë edhe për të gjithë imazhin dhe perspektivën e
rajonit tonë. Gjithashtu shpresojmë që edhe forcat politike shqiptare atje të
kontribuojnë për përshpejtimin e axhendës europianizuese dhe euro-atlantike të
Maqedonisë, por njëkohësisht edhe të nxjerrin mësimet e duhura nga rezultatet e
këtyre zgjedhjeve dhe të forcojnë bashkëpunimin e tyre në të ardhmen edhe më
shumë, në interes edhe të stabilitetit dhe të ardhmes evropiane të Maqedonisë,
por edhe në interes të respektimit të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në
Maqedoni
”,- tha kryetari i LSI-së. Ai, foli gjithashtu edhe për procesin
zgjedhor që e pret vendin ku theksoi se reforma zgjedhore duhet të miratohet sa
më parë duke pasur në konsideratë rekomandimet e OSBE-ODIHR.
 “Dhe natyrisht, meqenëse përmendëm zgjedhjet në Maqedoni, më duhet
të nënvizojë rëndësinë e përfundimit sa më të shpejtë dhe të reformës zgjedhore
dhe në vendin tonë, dhe plotësimin e të gjithë rekomandimeve të OSBE-ODIHR në
mënyrë që zgjedhjet në 18 qershor, pasi tashmë është dekretuar data e tyre, të
jetë një kontribut i çmuar për forcimin e institucioneve demokratike dhe besimi
tek vota e lirë dhe demokracia në vend, dhe njëkohësisht të ndihmojmë në
përshpejtimin e integrimit dhe anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian”,
 – përfundoi Kryetari i LSI-së



Ja emrat e zgjedhur në Komitetin Drejtues
Kombëtar të LSI

 

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim
dhe Sekretarët e rinj
 

Adela Karapici: Profesor i Asociuar, Doktor i Shkencave, Pedagoge ne Fakultetin
Ekonomik, Universiteti Tiranës (prej tetor 2007), Aktualisht: Zv. Ministre e
Ministrisë së Zhvillimit 
 Ekonomik, Tregtisë dhe
Sipërmarrjes.

Brunilda Paskali: Diplomuar në Fakultetin Filologjik, Dega Gjuhë Angleze, Master në
“Diplomaci” në Universitetin Norwich në SHBA në fushën e “Menaxhimit të
Konflikteve”; 1988-2013 ka punuar si Pedagoge e gjuhës Angleze. Aktualisht:
Nënkryetare e Bashkisë Tiranë.

Elona Guri: Diplomuar Bachelor për “Shkenca Politike”,
Master për “Politika dhe Qeverisja” – ISE

Eriona Bixha: Diplomuar Bachelor për “Shkenca Politike”,
Master për “Studime Politike Rajonale”, Universiteti Tiranës.

Eris Zaimi: Diplomuar për Psikologji, Universiteti i Tiranës.

Erisa Xhixho: Doktor i Shkencave, Diplomuar në Fakultetin
e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Master për “Politika Ndërkombëtare
Publike” në “Queen Mary, University of London”. Aktualisht: Zv.Ministre e
Ministrisë së Integrimit Evropian, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë.
 

Luzhiana Abazi: Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë,
Specializim për mjek familjeje, Master për Menaxhimin e Shërbimit
Parësor-Universiteti i Tiranës.

Monika Kryemadhi: Doktor i Shkencave, Diplomuar në Fakultetin
e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Master në “Administrim
Biznesi”, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Aktualisht: Deputete
e Kuvendit të Shqipërisë.

Nora Malaj: Doktor i Shkencave, Diplomuar në Fakultetin
Filologjik, Universiteti i Tiranës, Diplomuar për Drejtësi në Universitetin e
Tiranës, Aktualisht: Zv. Ministre e Arsimit dhe Sportit.

Ornela Muhametaj: Diplomuar për Drejtësi, Universiteti i
Tiranës.

Rea Kotani: Studente në Fakultetin Ekonomik,
Universiteti i Tiranës. Anëtare e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.
Nënkryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim.
 

Silva Caka: Diplomuar për Drejtësi, Universiteti i
Tiranës. Aktualisht: Deputete e Kuvendit të Shqipërisë. 
 

Bahri Shaqiri: Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë,
Universiteti i Tiranës, Master “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, Avokat. Aktualisht:
Zv. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.

Dritan Ylli: Fakulteti Filologjik, Universiteti Tiranës, Master “Administrim
Publik”. Aktualisht: Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe të
Sigurimeve Shoqërore.

Edmond Haxhinasto: Master
“Administrim Biznes”, Master për “Politika Publike”.

Edmond Panariti: Profesor, Doktor Shkencash, ka titullin
“Honoris Causa”, Universiteti i Perugia-s. Aktualisht: Ministër i Bujqësisë,
Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Klevi Pojana: Student në Fakultetin e Drejtësisë,
Universitet i Tiranës.

Lefter Koka: Diplomuar në Fakultetin Ndërkombëtar të
Shkencave Juridike, në Strugë. Aktualisht: Ministër i Mjedisit.
 

Luigj Turmalaj: Profesor, Doktor. Dega Mjekësi –
Veterinare. Aktualisht: Dekan i Fakultetit të Veterinarisë, Universiteti i
Bujqësor.

Nasip Naço: Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë,
Universiteti i Tiranës.

Përparim Spahiu: Diplomuar
në Fakultetin Ekonomik, dega “Ekonomi Politike”, Universiteti i Tiranës.

Sokol Dervishaj: Diplomuar për Anglisht, Master për “Studime
Ndërkombëtare” dhe “Studime të Thelluara” te Kolegji Mbretëror i Studimeve të
Mbrojtjes. Aktualisht: Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.

Spartak Braho: Diplomuar në Fakultetin e Shkencave
Politiko –Juridike, titulli “Gazetar”, Fakulteti i Drejtësisë, titulli
“Jurist”. Aktualisht: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. 
 

Vangjel Tavo: Doktor i “Shkencave Mjekësore”. Aktualisht:
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. 
 

Ylli Manjani: Diplomuar për Drejtësi, studimet pasuniversitare në “Universitetin e Oslos” dhe
“Universitetin Leiden” në studime të specializuara për të Drejtën
Evropiane. Aktualisht: Ministër i Drejtësisë.

Shezai Rrokaj, Kryetar i Komitetit Drejtues
Kombëtar.
 Profesor,
Doktor i Diplomuar në Sorbonë, Francë, ka kryer detyrat e Përgjegjësit të
Departamentit, Zv.Dekan, Dekan, Rektor në Universitetin e Tiranës, aktualisht:
Zv. Rektori i Universitetit të Tiranës.