Ilir Meta: “LSI forcë e parë do të thotë drejtim i ri për Shqipërinë dhe të rinjtë janë shansi për ta ndryshuar politikën”

365
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorët e Pukës, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të qarkut Shkodër. Të pranishëm në këtë ishin Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kandidatët për deputetë, Agron Çela, Dritan Ylli, Sajmira Laçi, etj.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, theksoi në fjalën e tij se të rinjtë janë shansi për ta ndryshuar politikën dhe se ata duhen të kenë besim tek e ardhmja e tyre në Shqipëri.

“LSI forcë e parë do të thotë drejtim i ri për Shqipërinë. Fuqia e LSI-së është te rinia dhe te fjala e dhënë e fjala e mbajtur. Duam që të rinjtë ta ndjejnë që ky është vendi i tyre, ata janë shansi për ta ndryshuar këtë politikë, që të gjithë të rinjtë ta kenë besimin tek e ardhmja e këtij vendi, të investohen për realizimin e një ndryshimi të madh, ta ndjejnë që kanë një shans për t’u arsimuar, për t’u punësuar këtu dhe për të krijuar familjet e tyre”, – tha z. Meta.
Sigal