Ilir Meta: Lëvizja Socialiste për Integrim, partia që mban fjalën!

548
Sigal

 

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim me banorë të Romanatit në Durrës i shoqëruar nga Kryetari i LSI Durrës, z. Lefter Koka. Gjatë këtij takimi iu dhanë edhe kartat 400 anëtarëve të rinj në këtë zonë. Kryetari i LSI-së në fjalën e tij tha se ajo që i afron njerëzit te LSI-ja, nuk është thjesht dëshira e LSI-së për të pasur sa më shumë pushtet apo për të pasur pushtetin e vetme, por dëshira e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të punuar për njerëzit dhe për t’u kujdesur për ta. “Fuqia e LSI-së nuk vjen as nga tradita si forcë politike, sepse është një forcë e re. Nuk vjen as thjesht nga përpjekja për t’u imponuar përmes pushtetit. Fuqia e LSI-së vjen nga dashuria dhe përkushtimi i LSI-së për njerëzit, për stabilitetin vendit, për të ardhmen e tij, dhe LSI këtë e ka treguar me prova. Vjen nga përkushtimi i LSI për të qenë jo faktor konfliktualiteti, por faktor bashkëpunimi, dialogu, gjithëpërfshirje dhe konsensusi për çështjet më të mëdha të vendit”,  u shpreh Kryetari i LSI-së. Z. Meta tha se LSI më datën 6 nëntor do të marrë pjesë në votime shembullore jo vetëm Kryetarin e LSI-së, por për të zgjedhur edhe 3000 delegatët e saj në të gjithë vendin, të cilët do të japin një kontribut vendimtar për katër vitet që vijnë për forcimin e mëtejshëm të LSI-së dhe që do të bëjnë çdo gjë që LSI-ja të njihet si partia që mban fjalën.