Ilir Meta kryeministër? Monika Kryemadhi: Ja se çfarë duhet të bëjë LSI

570
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi duke folur sot në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa në “News24”, tha se nëse LSI do që Meta të bëhet kryeministër, duhet të dalë forcë e parë.
Është objektiv i LSI-së zgjedhja e Metës kryeministër? 
Për mua nëse LSI do Metën kryeministër, Metën ose një tjetër, të dalin forcë e parë. Për të qenë forcë e parë, LSI-ja i ka shanset, siç i ka PS apo PD. E gjitha bazohet në punën e strukturave të partisë, në përgatitjen elektorale.

E doni bashkëshortin tuaj kryeministër?
Nuk e shoh si bashkëshort në punë. Kemi debate pafund për punën me të. Ne mund të rrimë ditë pa folur për pozicionimet e mia. Siç ishte reforma për arsimin e lartë. Meta është i qetë si person, por kur është në tension thotë nuk kam kohë të merrem me ty.
Sigal