Ilir Meta: Krijimi i Bashkisë së Pustecit tregon vëmendje ndaj komuniteti maqedonas

441
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Komunën e Pustecit, ku u takua dhe me kryetarin e Komunës së Pustecit, Edmon Themelko, me të cilin diskutoi çështjet e promovimit të turizmit dhe problematikat e komunitetit maqedonas. Meta ishte i shoqëruar në këtë takim nga deputetët Spartak Braho, Pirro Kapurani.  Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit i shprehu vlerësimet e tij për vlerat që mbart komuniteti maqedonas në Shqipëri duke shtuar se parlamenti shqiptar e përkrah zhvillimin dhe ruajtjen e traditave të këtij komuniteti. “Dua të shpreh kënaqësinë që jam sot për vizitë në bashkinë e Pustecit, sepse Komuna e Pustecit tashmë pas 21 qershorit do të jetë bashkia e Pustecit, e cila vërtetë është bashkia në numër më modest në raport me 60 bashkitë e tjera të vendit, por është mjaft kuptim plotë, sepse tregon vëmendjen dhe ndjeshmërinë tonë ndaj komunitetit maqedonas këtu për të ruajtur traditën, zakonet më të mira, dhe për ti integruar ato në të gjithë jetën tonë shoqërore, ekonomike dhe politike dhe institucionale”- tha Meta. Krahas kësaj, Kryetari i Kuvendit theksoi do të ndërmerren të gjitha masat që komuniteti maqedonas të integrohet më shumë në shoqërinë shqiptar duke dëshmuar edhe mbështetjen që parlamenti i ka dhënë Komunës së Pustecit, në fillim duke i rivendosur emrin Pustec dhe më pas duke e ndarë atë si një nga 61 bashkitë që do të krijohen pas zgjedhjeve vendore. “Ashtu si kurse dua të shpreh kënaqësinë se parlamenti pas kërkesë të bërë nga komuniteti i Pustecit vendosi të ndryshojë emrin e kësaj njësi vendore, nga Komua e Liqenasit dikur, në Komunën e Pustecit, dhe kjo u bë me përkrahjen e të gjithë forcave politike në vendit tonë. Ndaj jam i bindur se kjo bashki e re ka nevojë jo vetëm për tu quajtur e tillë, por ka nevojë edhe për tu përgatitur më mirë për të ofruar shërbime më cilësore ndaj komunitetit këtu”,- tha  Ilir Meta. Kryetari i Kuvendit në vijim të fjalës së tij tha se shumë shpejt do të zgjidhet edhe problemi i teksteve shkollore për fëmijët e Pustecit, ku mësimdhënia do të bëhet në gjuhën maqedonase. si edhe do të krijohen kushte më të mira shkollimi.