Ilir Meta: Konçesionet shqetësim publik në rritje, transparenca detyrim i rëndësishëm

442
I pyetur rreth qëndrimeve të fundit politike të LSI, Meta tha se ka shumë të pavërteta nga disa media dhe analistë. LSI ka votuar për ngritjen e Byrosë së Hetimit bashkë me PS dhe kur e rrëzoi Gjykata Kushtetuese punoi për një draft të ri, ajo ka qenë në favor të stabilitetit të vendit kur bëri koalicion me PD në 2009. Ne tha ai, nuk jemi parti grindavece, madje kur ka pasur problematika me NATO-n kemi mbajtur qëndrimin tonë në interes të Shqipërisë. Reforma në Drejtësi, tha Meta, po ecën me ritmet e duhura, megjithëse mund të kishte ecur edhe më shpejt. Ambasadorët e SHBA dhe BE janë përfshirë dhe shprehin vullnet politik. Flasim për Euralius, misioni i BE-së i specializuar. Duam të hyjmë në BE, duam të përmirësojmë sistemin e drejtësisë sipas standarteve edhe në drejtim të luftës kundër korrupsionit, krimit, integritetit të sistemit që ëshstë problem në këto dy dekada”.

Ligji për dekriminalizimin do ta pastrojë Kuvendin
Në lidhje me deputetët e inkriminuar, kryeparlamentari Meta tha se “janë bërë hapa pozitivë edhe në këtë drejtim. Bërja e ligjit dhe zbatimi i tij do ta pastrojë Kuvendin aktual dhe në të ardhmen. Nëse ka të inkriminuar, pushteti vendos t’i largojë nga zyrat dhe në të ardhmen nuk do të kandidojnë më njerëz të tillë. Duhet të bëjmë një ligj për ata që kanë përgjegjësi normale, gjykatësi më i mirë është opinioni. Ky është sistem që do të konsolidohet, me ligjin që është bërë dhe nuk do të bëhet më. Deri tani nuk ka qenë ligji. Politika ka përgjegjësinë e saj dhe ka ndërtuar një ligj që do të bëjë të pamundur penetrimin e tyre në parlament apo administratë. Politika reflektoi, bëri këto hapa duke treguar një përgjegjshmëri dhe pse me vonesë”.

Media ndihmon në luftën kundë korrupsionit
Gjithashtu Meta tha “se jemi në një moment ku absolutisht ka një reflektim të thellë dhe kërkesë e thellë e shoqërisë padyshim, që është edhe e partnerëve ndërkombëtarë dhe BE që ka rritur kërkesën ndaj vendeve që aspirojne për hapje negociatash dhe anëtarësim në BE dhe gjithëpërfshirja e tyre duhet kuptuar në këtë drejtim. Është dhe përgjegjësia e medias për të kontribuar në funksionimin e këtyre intitucioneve të reja që nuk duhet të dështojmë në forcimin e ligjit kundër korrupsionit, krimit, por edhe shërbimit ndaj qytetarëve. Nuk e mendoj se duhet kufizuar. Nëse sot një gjyq zhvillohet për 7 vjet, në sajë të Reformës në Drejtësi, kjo kohë duhet të shkurtohet. Gjithë ky alarm që po shtyhet, s’po bëhet, më duket e kotë kjo reformë, po ecën me ritmin e planifikuar në axhendën e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe partnerëve ndërkombëtar. Pritet opinioni përfundimtar i Venecias pas kësaj, në një kohë të shpejtë, ne do të japim një zgjidhje përfundimtare. Reformë e rëndësishme para kësaj ishte edhe Reforma Administrative që shumë shpejt do të japë rezultatet e saj”.

“Skanimi” i gjyqtarëve dhe prokurorëve
“Të mos të harrojmë, tha Meta, se Reforma në Drejtësi përfshin proçesin e vet, një verifikim, skanim i gjithë gjyqtarëve, prokurorëve për të verifikuar integritetin, ça kanë bërë dhe ça mund të bëjnë apo për të dalë jashtë sistemit është një masë ekstreme. Do të nisë nga vetë brenda këtij sistemi dhe do të jetë paralajmërim i qartë për ata që duhet të jenë në sistem që do të ruajnë integritetin e tyre edhe ata që do i bashkohen. Do të jetë një proçes i monitoruar edhe nga ndërkombëtarët, janë masa të forta që nuk kanë ndodhur asnjëherë deri tani me vetë ndëshkueshmërinë brenda sistemit”.
I pyetur për sitemin zgjedhor, Meta tha se sistemi më i preferuar është ai aktual me korrektim kombëtar, që të mos humbasin votat. Do të ishte më i drejti dhe më përfaqësuesi. Janë shumë parti që mund të humbasin votat, edhe të ndryshosh çdo 8 vjet nuk shkon”. Ai shtoi se edhe përvoja greke me prim, kjo nuk e ndihmoi Greqinë për të venitur krizën, ishte rezultat i mosbërjes së reformave dhe mospasje transperence që solli atë kolaps. Si është më e rrezikuar transparenca kur kemi 1 parti apo kur kemi 2, 3, 4 forca politike? Pra insistoj që primi nuk është ide e re, ne kemi pasur Dushkun. Ky është primi ynë. Në variantin tonë, varianti i 2001 është Dushku.

Transparencë dhe përgjegjshmëri me koncesionet
Kryeparlamentari Meta dha përgjigje edhe për çështjen e shumëdiskutuar për koncensionet. “Nuk dua të hyj në investigime, tha ai, kush janë biznesmenët pas koncesioneve, s’dua të merrem me paragjykime lidhur me partneritetin publik-privat dhe koncesionet, qëndrimi im është një shqetësim publik që po vjen në rritje për mënyrën e administrimit të ekonomisë shërbimeve publike, duhet marrë më seriozisht në konsideratë. Problemi nuk qëndron te vetë koncesioni as te partneriteti publik-privat si instrument, por në transparencën e detyrueshme që duhet ta sanksionojmë më mirë edhe me legjislacion, e cila do të bëjë të mundur që vetë qeveria përpara se të miratojë një partneritet publik-privat, para se të rakordojë dhënien e një shërbimi apo investimi me koncesion të ketë një analizë më të plotë të përfitimeve, të dobive, që do të ketë ekonomia, që do të ketë shoqëria, qytetari dhe kjo të ndodhë në mënyrën më transparente sepse ka patur mjaft dështime para 2013, nuk themi që janë dhënë me qëllime të mbrapshta pavarësisht presioneve”, tha Meta. 
Dështimet me koncesionet
“Fakti ka treguar, tha kryeparlamentari, se në përgjithësi kemi pasur jo pak dështime që nuk i korrigjojmë dot se po të shkojmë në arbitrazhe. Ka një shqetësim të drejtë dhe duhen marrë iniciativa në legjislacion që këto konçensione dhe këto sipërmarrje të partneritetit public, provat të jenë të analizuara në një mënyrë më profesionale dhe të pavarur për përfitimet që do të ketë vendi në momentin që kapërcejnë mandatin e qeverisjes të kalojnë në parlament. Opozita ka të drejtë të ngrejë pretendimet, por do të ishte në dinjitetin e saj dhe do të ishte më e besueshme, për koncesione të dhëna të bëhet autokritikë, për koncesionet e dështuara të miratura para 2013, për të ardhmen kërkohet një transperencë tjetër për mbrojtjen e interesit publik. Ka iniciativa që forcojnë legjislacionin, e kemi biseduar edhe me kolegët e PS edhe Ministrin e Drejtësisë por mund të jetë iniciativa edhe nga grupe deputetësh, duhet të marrë një drejtim kjo çështje që opinioni të jetë besimplotë që një partneritet publik-privat për shërbime apo investim gjithmonë do të mbrojë interesin e tij pozitiv
Sigal