Ilir Meta ka vendosur standarde në politikë

499
Saimir Tahiri kur ishte në postin e Ministrit të Brendshëm, shumë herë,e dhe publikisht kishte akuzuar Ilir Metën, kryetarin e atëhershëm të LSI-së në çështjen e gjyqit ndaj Dritan Priftit, ndoshta i nxitur nga zilia politike ndaj rritjes së LSI-së në elektorat. Kujtojmë se Tahiri ishte asokohe edhe kryetari i PS-së për Tiranën. Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ka cilësuar shpifje të ulëta deklarata e bëra nga Saimir Tahiri në drejtim të presidentit Ilir Meta. Vasili tha dje se Tahiri as nuk i afrohet Metës, pasi Iliri ka vendosur standarde në politikën shqiptare. Sipas tij, kur Meta u akuzua, ai dha menjëherë dorëheqjen dhe u vu në shërbim të drejtësisë, ndërsa Tahiri u fsheh poshtë brekusheve. ‘Tahiri një denglaxhi që u fsheh mbas votës së socialistëve për të mos u arrestuar. Ky nuk ka asnjë standard për t’iu afruar Ilir Metës. Kur Meta u akuzua për një ngjarje, brenda 24 orëve dha dorëheqje nga të gjitha funksionet. I dërgoi letër Prokurorit të Përgjithshëm, ku i thoshte që ishte i gatshëm të hetohej. Iu nënshtrua gjykimit. Meta vendosi standardin e paarritshëm nga këta ordinerët që janë sot në qeveri. Tahiri u fsheh nën brekushet e atyre që e mbrojtën me votë që mos arrestohej. Sot duhet të kenë turp!’, tha Vasili.
Sigal