Ilir Meta fton Ben Blushin për bisedë

491
Pas denoncimit të deputetit Ben Blushi se është kërcënuar nga Elvis Roshi, kryebashkaik i Kavajës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se do të ftojë atë për një bisedë. Opozita i kërkoi Metës të mblidhte menjëherë Byronë e Kuvendit për këtë rast kërcënimi. Për këtë arsye, Meta ftoi publikisht deputetin Ben Blushi për të diskutuar për këtë kërcënim. Blushi lexoi sot në parlament sms-në e dërguar nga Elvis Roshi.
SMS-ja
“O Blush. Jam Elvis Roshi. Unë nuk kam kryer asnjë krim e shumë shpejt do të dal për sqarim para publikut. S’të kam asnjë borxh se kam mbështetje popullin e Kavajës…”,
Sigal