Ilir Meta: Franca dhe kompanitë e saj, partner me peshë shumë të madhe për Shqipërinë

458
Sigal

U mbajt dje në mbrëmje Asambleja e Dhomës së Tregtisë Francë-Shqipëri, në  Tiranë, ku ishte i pranishëm dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, nga ku u shpreh se, ne synojmë të kthejmë ekonominë e vendit tonë në një ekonomi prodhuese dhe eksportuese dhe kompanitë franceze kanë potencial të jashtëzakonshëm për ofrimin e “Knoë hou” ekspertizën e tyre dhe aksesin e nevojshëm ndaj kapitalit. Ai tha se, investitorët francezë do të jenë në vendin tonë një faktor shumë i rëndësishëm e kontribuues për zhvillimin e modernizimin e vendit tonë. Kryetari i Kuvendit, tha se qeveria e re është e angazhuar për ndërmarrjen e masave serioze dhe reformave për rivatilizimin e ekonomisë dhe rifuqizimin e aktivitetit ekonomik në vend. Në këtë drejtim, Meta u shpreh se shlyerja e detyrimeve ndaj biznesit, brenda këtij viti, është në krye të prioriteteve të qeverisë së re, për të ndërtuar një marrëdhënie të re, ku biznesit t’i jepet vendi i merituar, si motor i zhvillimit ekonomik. Sipas tij,  pozitive është edhe marrëveshja e qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, konkretisht për ta stabilizuar ekonominë e vendit dhe për të krijuar një klimë të favorshme për frymëmarrjen e biznesit si dhe thithjen e investimeve të huaja. Sipas Metës, Franca dhe kompanitë të saj përbëjnë një partnere shumë të madhe për Shqipërinë në këtë drejtim. “Ne vlerësojmë bashkëpunimin ekonomik me Francën dhe vëmë re me kënaqësi se vendi ynë po përfiton investime serioze të kompanive të njohura franceze, në infrastrukturë, energji, financë, në fushën minerare dhe agro-përpunim”, -tha Meta. Ambasadorja franceze në Tiranë Christine Moro, në fjalën e saj tha se do të bashkëpunojmë ngushtë me dhomën franceze dhe se do të mbështesim atë për krijimin e lehtësive të bizneseve të reja franceze që duan të investojnë në Shqipëri. Objektiv, sipas saj ishte diversifikimi i fushave të bashkëpunimit ekonomik, në fushën e agro-përpunimit, ujësjellës-kanalizimeve, etj..