Ilir Meta, forcim dhe konkretizim të marrëdhënieve ndër-parlamentare me Pakistanin

170

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti dje Senatorin Mushahid Hussain Syed, Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes të Senatit të Pakistanit. z. Ilir Meta pasi vlerësoi marrëdhëniet e hershme të mira mes Shqipërisë dhe Pakistanit, shprehu vullnetin për forcimin dhe konkretizimin e marrëdhënieve ndër-parlamentare, politike dhe për intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve. Senatori Mushahid Hussain Syed, pasi e njohu Kryetarin Meta me zhvillimet e fundit në Pakistan dhe në Azinë Jugore, shprehu dëshirën për rritjen e shkëmbimeve të vizitave të nivelit të lartë në rangun parlamentar duke e ftuar njëkohësisht z. Meta të vizitojë së shpejti Pakistanin. Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për vendimin e Pakistanit në 2012 në njohje të pavarësisë së Kosovës, duke vënë në dukje njëkohësisht kontributin e vyer gjatë luftës së Kosovës dhe duke theksuar se ky vendim është kontribut i madh për konsolidimin e paqes dhe sigurisë në rajonin tonë.