Ilir Meta firmos dekretin e tij të parë si President. Ja për çfarë bëhet fjalë

471
Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin e parë të tij që kur mori këtë detyrë. Ditën e sotme, presidenti Meta i ka dhënë gradën madhore ‘Gjeneral Brigade’, kolonelit Bardhyl Kollçaku.

DEKRET PËR DHËNIE GRADE MADHORE
Në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

Dekretoj
Neni 1
Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.
Nr. i Dekretit 10594
Tiranë, më 31.07.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

Kush është Bardhyl Kollçaku
Kolonel Bardhyl Kollçaku ka marrë detyrën e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë të Mbrojtjes në datën 8 janar 2016, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në strukturat e Forcave të Armatosura, deri në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA.
Ai ka qenë edhe Atashe ushtarak i Forcave të Armatosura jashtë vendit.

Sigal