Ilir Meta: Dorëhiqem si President, nëse Vasili bëhet kryeministër

626
I pranishëm në takimin e kësaj të premteje në emisionin “Fiks Fare” ka qenë presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, i cili në bashkëbisedimin me moderatorët e emisionit ka bërë disa deklarata interesante. Meta ka deklaruar se jam gati që të heq dorë nga posti i Presidentit, nëse Vasili bëhet kryeministër, për hir të faktit që një forcë politike të mos ketë të gjitha pushtetet. Ai tha se më e rëndësishmja është që Shqipëria të ketë një drejtim të ri.

“Pastaj ky shqetësimi se mos i merr një parti të gjitha pushtetet. Jam gati të kontribuoj që të gjejmë një zgjidhje. Unë jap edhe dorëheqjen nga posti i presidentit, boll që LSI-ja të jetë forcë e parë dhe të ketë edhe kryeministrin” deklaroi Meta. Më pas ka deklaruar se LSI është forcë e madhe. Moderatorët e ngacmuan kreun e Kuvendit edhe për timonin. Por përgjigja ishte e shpejtë. “Unë nuk kam folur për timon, as për tepsi. Unë kam folur për përgjegjshmëri. Megjithatë, unë edhe rakinë e mbaj, nuk ka problem”, është shprehur Meta. Një përgjigje ka marrë edhe krahasimi i dy liderëve me Tomin dhe Xherrin. “E para, Tomi dhe Jerry nuk ka të bëjë fare me Devin dhe Dorin. Së dyti, tani nuk ka rëndësi kush është njëri e kush është tjetri, të dy janë e njëjta gjë”, tha Meta. Ndërsa pyetjen për koalicionin tha se ishte më mirë t’i përgjigjej Petrit Vasili. Kureshtarët e pyetjes se me çfarë funksioni del meta në fushatë e morën një përgjigje. 

“Si anëtari më i thjeshtë i LSI-së. Në fund sepse anëtarit të thjeshtë atëherë i bie të flasë, i pari flet kryetari”, shtoi ai.
Sigal