Ilir Meta dekreton qeverinë

453
Një ditë pas seancës plenare që konstituoi parlamentin e ri me ligjvënësit e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka dekretuar kabinetin e ri qeveritar.
Kryeministri Edi Rama do të udhëheqë vendin edhe për 4 vitet e ardhshme në një mandat të dytë, zëvendëskryeministre është Senida Medi, deputete e Shkodrës, ndërsa në këtë mandat Rama ka reduktuar numrin e ministrive në 13. 
Të hënën, kuvendi do të mblidhet në një seancë plenare ku shefi i mazhorancës do të shpalosë programin e qeverisë.


Sigal