Ilir Meta: “Çdo vendim do të ketë në themel të ardhmen e Shqipërisë”

421
Sigal

Kuvendi rrëzon dekretin e Presidentit për Aktin Normativ “Për Nëpunësin Civil”

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta përpara fillimit të seancës së djeshme plenare  iu bashkua dhe  mbështeti protestuesit, të cilët kishin dalë  kundër asgjësimit të armëve kimike të Sirisë në vendit tonë.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta komunikon me pjesëmarrësit në protestën e shoqërisë civile kundër ardhjes së armëve kimike në Shqipëri

Z. Meta  siguroi  protestuesit  se nuk është marrë asnjë vendim  dhe për çdo gjë do të dëgjohet zëri  i qytetarëve shqiptarë. Kryetari i Kuvendit, z. Meta shprehu bindjen se të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të kenë besim tek Parlamenti dhe qeveria shqiptare, e cila do të ketë në themel të ardhmen e Shqipërisë. “Dua t’ju siguroj se ky është vendim  juaj dhe kjo është qeveria juaj. Asnjë vendim nuk është marrë dhe nuk do të merret pa dëgjuar zërin tuaj dhe të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prandaj duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së z. Sazan Guri dhe të gjithë përfaqësuesve të nderuar të shoqërisë civile. Unë erdha këtu duke e ndjerë shqetësimin tuaj, por duke ndjerë edhe spekulimet e mëdha që janë bërë me këtë çështje. Të jeni të sigurt se çdo vendim do të ketë në themel të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë të rinjve dhe të rejave që janë këtu dhe kudo në të gjithë vendin. Prandaj kini besim sepse ky është parlamenti juaj. Kjo është qeveria juaj. Të jeni të qetë dhe të sigurt se çdo vendim do të ketë në themel zërin tuaj, të ardhmen tuaj që nuk do të cenojë . Unë, Ju premtoj që bashkë me përfaqësuesit më të shquar të shoqërisë civile, bashkë me të gjithë ata që kujdesen për të ardhmen e vendit ne do të jemi në krahun tuaj dhe në të ardhmen së vendit dhe absolutisht ju duhet të jeni të sigurt, që ky Parlament dhe kjo qeveri nuk mund të vihet kundër vullnetit tuaj” , – deklaroi z. Meta.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, me rastin e Ditës së Ashures.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi dje një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, me rastin e Ditës së Ashures.  Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja, znj.Monika Kryemadhi, i përcolli me këtë rast Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe të gjithë besimtarëve bektashinj, urimet më përzemërta për këtë ditë të shenjtë. “Në këtë ditë të rëndësishme kujtojmë Qerbelanë, të gjitha sakrificat sublime njerëzore, sepse pa mundime dhe pa sakrifica nuk ka një perspektivë më të mirë. Dhe sigurisht që kjo është një ditë që na bashkon të gjithëve në emër të së ardhmes” u shpreh Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

Kuvendi rrëzon dekretin e Presidentit për Aktin Normativ

 Kuvendi rrëzoi dje, me 75 votat e maxhorancës, dekretin e Presidentit të Republikës që ktheu për rishqyrtim në Parlament aktin normativ për disa ndryshime në Ligjin “Për nëpunësin civil”. Deputetët e opozitës, të pranishëm në sallën e Kuvendit, nuk morën pjesë në votim, në shenjë proteste ndaj debateve për mundësinë e asgjësimit në Shqipëri të armëve kimike të Sirisë. Sipas relacionit të Komisionit të Ligjeve, arsyetimet e parashtruara në këtë dekret nuk qëndrojnë, pasi akti normativ është ligjor dhe kaloi me shumicë votash, në seancën e 30 majit. Tre javë pas miratimit në Kuvend të këtij akti, Presidenti refuzoi dekretimin e tij me argumentin se ligji mund të ndryshohet vetëm përmes një ligji tjetër dhe jo me akt normativ. “Një akt normativ nuk mund të ndryshojë një ligj të miratuar me shumicë të cilësuar votash dhe me konsensus të gjerë parlamentar”, theksoi Nishani në arsyet e parashtruara për mosdekretimin e aktit.