Ilir Meta: Besoj, se drejtësia franceze do ta çlirojë Ramush Haradinajn nga akuzat false të Serbisë

453
Sigal

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta reagon pas vendimit të Gjykatës franceze për lirimin me kusht të kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj. 

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta mirëpriti vendimin e sotëm të Gjykatës së Kolmarit në Francë ndaj ndalimit të padrejtë të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ish-Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Në vijim, Kryetari I Kuvendit, Z. Ilir Meta, gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar, duke e çliruar Kryetarin e AAK-së nga të gjitha akuzat e vjetra që vijnë nga Serbia. Z. Ramush Haradinaj, nënvizon z. Meta, duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur. Partia AAK dhe simpatizantët e saj, të gjitha dashamirësit, mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie dhe e mbështetën pa kushte janë në pritje të kthimit të tij në vendin, tek e ardhmja e të cilit ai beson aq shumë.

Meta-Haradinaj, bisedë telefonike
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike këtë të enjte me Ramush Haradinajn. Në bisedë, ish-kryeministri i Kosovës ka falënderuar kreun e Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e dhënë këto ditë, ndërsa Meta ka shprehur mbështetjen në vazhdim. Haradinaj u lirua me kusht këtë të enjte, ndërsa më herët falënderoi përmes rrjeteve sociale të gjithë qytetarët për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar që pas ndalimit të tij nga autoritetet franceze