Ilir Meta: Bashkëpunimi me SHBA, na garanton forcimin e parametrave të sigurisë kombëtare

503
Sigal

Kryeparlamentari Ilir Meta, priti Alan Bersin, Ndihmës
Sekretar për Çështjet Ndërkombëtare të DASH

 

Ilir Meta: Bashkëpunimi me SHBA, na garanton forcimin e parametrave të sigurisë kombëtare

 

Ndihmës Sekretari  i SHBA, Alan Bersin, i deklaroi Metës: “SHBA janë krenarë që qëndrojnë përkrah jush

 

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot në Kuvend Ndihmës
Sekretarin për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit Amerikan të Sigurisë
Kombëtare z. Alan Bersin, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme
të Shteteve të Bashkuara ndaj forcimit të sundimit të ligjit, luftës kundër
krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit në Shqipëri, dhe
veçanërisht për mbështetjen në drejtim të forcimit të sigurisë. Në këtë
kuadër u vlerësua bashkëpunimi dypalësh për forcimin e sigurisë kufitare,
luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe parandalimit të elementëve
terroristë, sidomos në kuadër të lëvizjeve të paprecedent migratore të viteve
të fundit. Kryeparlamentari Ilir Meta u shpreh, se “Vetëm një sistem
transparent dhe modern mund të na ndihmojë të sigurojmë kufijtë tanë më mirë.
Ndaj bashkëpunimi i ngushtë me SHBA në këtë drejtim na ndihmon jo vetëm në
forcimin e parametrave të sigurisë brenda vendit, por na rrit kredibilitetin
edhe ndaj partnerëve tanë euro-atlantikë, si një kontribut për forcimin e
sigurisë rajonale
”.  Në këtë drejtim Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta
theksoi rëndësinë e nënshkrimit pa vonesa të Memorandumit të Mirëkuptimit mes
Shqipërisë dhe SHBA për “Forcimin e Bashkëpunimit në Parandalimin e
Terrorizmit dhe për Luftën ndaj Emigracioninit të Paligjshëm dhe Krimeve të
Rënda
” i cili do të ndihmojë në shkëmbimin e informacionit biometrik në
kohë reale. Ndihmës Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare i Departamentit
Amerikan të Sigurisë Kombëtare z. Alan Bersin theksoi se “SHBA janë krenarë që qëndrojnë përkrah jush,
ndaj do të maksimizojmë përpjekjet tona me qëllim që edhe Shqipëria të jetë
pjesë e sistemeve të sigurta e në kohë reale të shkëmbimit të informacionit në
pikat kufitare. Shqipëria është një shembull i tolerancës ndër-fetare
dhe ky model duhet ruajtur
”-vuri në dukje z. Bersin. Në përfundim,
Ndihmës-Sekretari Bersin e përgëzoi Kryetarin e Kuvendit, zotin Ilir Meta për
miratimin konsensual të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi dhe
nënvizoi se implementimi i kësaj reforme kyçe do ta ndihmojë Shqipërinë në
përpjekjet e saj për të forcuar shtetin ligjor dhe zbatimin e ligjit. Nga ana e
tij, Kryetari i Kuvendit z. Meta vlerësoi kontributin e SHBA dhe Misionit OPDAT
për mbështetjen e tyre ndaj reformës në drejtësi dhe shprehu besimin në
suksesin e këtij bashkëpunimi edhe gjatë zbatimit të kësaj reforme historike
për vendin. Në takim morën pjesë edhe Kryetarja e Komisionit të Jashtëm të
Kuvendit znj. Arta Dade dhe Ambasadori i SHBA në Shqipëri z. Donald Lu.

 

Ja deklarimet e plota në takim

 

Meta: Vetëm një sistem transparent dhe modern mund të na ndihmojë të
sigurojmë kufijtë tanë më mirë. Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA na ndihmon për
forcimin e sigurisë kombëtare dhe na rrit kredibilitetin ndaj partnerëve
euro-atlantikë. Bashkëpunimi me SHBA kontribut për forcimin e sigurisë e
rajonit të Ballkanit. Me rëndësi nënshkrimi pa vonesa i Memorandumit të
Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe SHBA për “Forcimin e Bashkëpunimit në
Parandalimin e Terrorizmit dhe për Luftën ndaj Emigracioninit të Paligjshëm dhe
Krimeve të Rënda”.  Nënshkrimi i Memorandumit do të ndihmojë në shkëmbimin
e informacionit biometrik në kohë reale në kufi.

Bersin: SHBA janë krenarë që qëndrojnë përkrah jush. Po punojmë që
Shqipëria të jetë pjesë e sistemeve të sigurta e në kohë reale të shkëmbimit të
informacionit në pikat kufitare. Shqipëria shembull i tolerancës ndër-fetare
dhe ky model duhet ruajtur.

Ndihmës
Sekretari Bersin përgëzoi Kryetarin e Kuvendit Meta për miratimin konsensual të
paketës kushtetuese të reformës në drejtësi.

Bersin: Implementimi i kësaj reforme kyçe do ta ndihmojë Shqipërinë në
përpjekjet e saj për të forcuar shtetin ligjor dhe zbatimin e ligjit.

Meta vlerësoi
kontributin e SHBA dhe Misionit OPDAT për mbështetjen e tyre ndaj reformës në
drejtësi.

Meta: Kam besim në suksesin e bashkëpunimit me SHBA edhe gjatë zbatimit të
kësaj reforme historike për vendin.