Ilir Meta: “Bashkëpunimi ekonomik e kulturor mes Shqipërisë dhe Islandës duhet ngritur në një nivel më të lartë”

462
Sigal

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Ambasadoren e Islandës në Shqipëri, Rezidente në Stockholm, znj. Estrid Brekkan me të cilën vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve politike dypalëshe dhe atë në nivel ndërkombëtar. Zoti Meta tha se bashkëpunimi ekonomik e kulturor mes Shqipërisë dhe Islandës duhet ngritur në një nivel më të lartë ndaj Kuvendi do të jetë i hapur për të kontribuuar në këtë drejtim. Ai nënvizoi gjithashtu se kompletimi i kuadrit ligjor veçanërisht në drejtim të nxitjes së investimeve do të ndikonte ndjeshëm në shkëmbimet dypalëshe.
Ambasadorja Brekkan shprehu interesin e palës islandeze për intensifikimin e marrëdhënieve të gjithanshme me interes të përbashkët dhe theksoi se rritja e fluksit të shkëmbimeve politike e njerëzore, veçanërisht në planin ndërparlamentar do të shtonte edhe interesin reciprok për më tepër shkëmbime tregtare në të ardhmen.