Ilir META*/ “Arsimim për punësim”, sfida e LSI-së

492
Sigal

LRI organizon tryezë të rrumbullakët në lidhje me projektin për praktikat e punës

 *Kryetari i LSI-së

 Kjo iniciativë e Lëvizjes Rinore për Integrim ka nisur që nga muaji shtator dhe deri më tani 195 të rinj kanë filluar  të drejtën e internshipit (praktikat e punës) duke aplikuar pranë LRI-së për të përfituar nga ky projekt. Lëvizja Rinore për Integrim organizoi dje  një tryezë të rrumbullakët me temën “Praktikat e Punës në shërbim të studentëve për trajnim profesional”. Ky debat u realizua pas një pune të jashtëzakonshme që të rinjtë e LRI-së kanë bërë që nga muaji shtator kur morën këtë iniciativë për t’i mundësuar qindra të rinjve intershipin, i cili është shumë i rëndësishëm për jetën profesionale. Projekti i LRI-së “Praktikat e Punës”, janë programe, të cilat u shërbejnë studentëve për trajnim profesional. Mënyra tipike e të zhvilluarit të një praktike punë nënkupton shkëmbim eksperience ndërmjet praktikantit dhe punonjësit që e ka në mbikëqyrje.  Praktikat e punës janë programe të cilat u shërbejnë studentëve për trajnim profesional. Mënyra tipike e të zhvilluarit të një praktike pune nënkupton shkëmbim eksperience ndërmjet praktikantit dhe punonjësit që e ka në mbikëqyrje. Në vende të ndryshme të botes praktikat e punës (Internshipet) janë të detyruara dhe në disa raste edhe të paguara. Studentëve u vlen eksperienca që marrin nga praktikat e punës për të kuptuar cila është karriera që duan të ndjekin, për të krijuar një rrjet kontaktesh që do ju shërbejë për të ardhmen, për të marrë eksperiencë ose për të fituar kreditë shkollore. Në shume raste, vetëm falë praktikës së punës, studentët pasi përfundojnë shkollën, janë në gjendje të gjejnë vende të mirëpaguara pune. Propozimet konkrete që të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim nxorën në fund të takimit ishin: amendim i ligjit të arsimit të lartë për t’i krijuar hapësirë praktikave të punës, plani kombëtar i veprimit duhet vënë në lëvizje për të realizuar këtë aksion; marrëveshje me ministritë e linjës, universitetet dhe bizneset për të zhvilluar praktika pune; njohjen e praktikave të punës si eksperiencë pune si dhe promovimi e modeleve pozitive. Deviza eLSI-së për arsimin është ‘Arsimim për punësim’. Kjo duhet të jetë një devizë e të gjithëve, sepse gjithçka duhet të jetë në funksion të tregut të punës dhe i gjithë edukimi dhe formimi profesional duhet t’i shërbejë një pune të sigurt në të ardhmen dhe ndërtimit të një jete të sigurt përmes punës dhe aftësive profesionale. Unë mendoj se duhet një partneritet midis qeverisë, midis universitetit, madje, në rastin e praktikës së punës, unë do të thosha universiteteve, qeverisë dhe biznesit. Sepse unë besoj se vetë universitetet duhet të jenë vetë të interesuara për t’u realizuar praktikat e punës në mënyrë efektive dhe njëkohësisht vetë universitetet duhet të jenë të interesuara që një student që përfundon për inxhinieri, mundësisht të gjejë sa më parë një vend pune. Ky është edhe kontribut që ka realizuar universiteti, por në fund të fundit është edhe një kredibilitet që fiton ky universitet. Pra, në fund të fundit, edhe kredibiliteti i një universiteti varet me atë që, përveç dijeve që ofron, edhe mundësitë apo lehtësitë për të gjetur një vend pune sa më shpejt për një të diplomuar. Dhe, përsa i takon biznesit, sepse kuptohet që biznesi ka një rol mjaft të rëndësishëm, 80 për qind e ekonomisë është ekonomi e bazuar në sipërmarrjen private, sipërmarrjen e lirë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe kjo mund të realizohet nëpërmjet memorandumeve apo marrëveshjeve me dhomat e tregtisë, të cilat janë të ndryshme. Njëkohësisht, përsa i takon qeverisë, mendoj se kjo është më e thjeshtë, përsa i takon intershipeve në institucione zyrtare, në ministri, në ndërmarrje apo institucione të tjera publike, duke pasur në konsideratë specifikën e çdo fushe. Së dyti, duhet punuar në këtë drejtim për të bërë përmirësime në legjislacion që garantojnë praktikat e punës dhe natyrisht që kjo do të avancojë përmes shembullit konkret. Ju bëtë pyetjen, nëse kjo iniciativë është thjesht për të tërhequr vota, por kjo në fakt është një iniciativë e LRI-së, ashtu siç kanë qenë shumë iniciativa të tjera. Ne e mirëkuptojmë dhe e mbështesim, përderisa kjo përkon plotësisht me devizën tonë “Arsimim për punësim”. Ne do të përpiqemi të japim shembullin tonë konkret. Besoj se edhe përfaqësues të tjerë mund të bëjnë shumë në bashkëpunim me universitetin e Politeknik, me fakultetin e shkencave gjeologjike dhe në shumë fusha të tjera ku kemi ndërmarrje publike, ku kemi kompani të ndryshme private për të realizuar memorandume apo bashkëpunime, të cilat i krijojnë këto mundësi. Por, e rëndësishme është që kjo praktikë pune të njihet, të realizohet dhe të fitohen njohuritë praktike, konkrete, sepse siç e përmendët, kur një biznes privat bën një intervistë, ai është i interesuar dhe teston nëse ekziston një përvojë e vërtetë apo jo. Nuk i mjafton thjesht një konfirmim nga një institucion, që dikush ka bërë praktikën e punës, por edhe testime konkrete, të cilat krijojnë bindjen që ekzistojnë njohuritë dhe praktika bazë për të filluar një vend pune, pa bërë shpenzime shtesë. Ndërkohë, që një sfidë tjetër për praktikat e punës apo të përgatitjes për të filluar punë ka të bëjë edhe me formimin profesional në përgjithësi i cili është një proces që nuk përfundon asnjëherë, pasi jetojmë në një të re, të zhvillimeve të jashtëzakonshme teknologjike, dhe gjithnjë ka nevojë për t’u apdejtuar  me kërkesat dhe standardet e kohë. Si debat, mendoj se do të vazhdojë dhe shumë nga idetë që po jepen këtu, pa asnjë diskutim, do të na ndihmojnë për të konturuar disa propozime, të cilat do të bëjnë të mundur për të vendosur mbi baza reale konkrete praktikat e punës. Unë besoj se edhe pa u realizuar dhe pa u miratuar kjo paketë, sepse kërkon kohën e saj edhe nga pikëpamja e procedurës, mendoj se ne do të dimë të japim disa shembuj konkretë të vullnetit pozitiv për të ndihmuar të gjithë studentët, të gjithë të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë vërtetë të bëjnë një përvojë të vlefshme në bazë të profesionit të tyre. Dhe të gjithë ata që vërtetë e duan këtë për ta fituar një vend pune nesër në bazë të meritës dhe të eksperiencës së tyre. Unë besoj se kjo do të jetë diçka e shpejtë, edhe konkrete në vijim të këtij debati të sotëm.