Ilir Meta: Angazhimi dhe kontributi ynë, kanë lidhje me interesat e integrimit të vendit

410
Konventa Zgjedhore e LSI, në Njësinë Nr.2 në Tiranë, tregoi se sa aktive dhe të organizuara janë strukturat politike në bazë 
• Shqipëria ka nevojë për një forcë politike që ka vullnetin t’i zgjidhë problemet dhe jo t’i shtojë problemet;
• Kjo është Lëvizja Socialiste për Integrim;
• Një forcë politike, e cila të jetë gjithmonë e lidhur me njerëzit, të jetë gjithmonë me këmbë në tokë; 
• Sepse kërkesat dhe pritmëritë e qytetarëve janë të mëdha;
• Qytetarët kanë nevojë për më shumë përfshirje dhe për një politikë më njerëzore e më të drejtë. 
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mori pjesë në Konventën Zgjedhore të Njësisë 2 në Tiranë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-s, z. Endrit Braimllari, deputetja e LSI-së, znj. Kejdi Mehmetaj, etj. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim z. Meta tha se Tirana dhe gjithë Shqipëria nuk ka shpresë më të madhe për stabilitet, për normalitet, për energji pozitive, për zhvillim, për harmoni, se sa Lëvizja Socialiste për Integrim. Kryetari i LSI-së u shpreh se shqiptarët e duan me forcë këtë mesazh dhe se vendi ka nevojë për një forcë politike që ka vullnetin t’i zgjidhë problemet e jo t’i shtojë ato, duke qenë gjithmonë e lidhur me njerëzit. Sipas kreut të LSI, Z. meta, “Shqipëria ka nevojë për një forcë politike që ka vullnetin t’i zgjidhë problemet dhe jo t’i shtojë problemet. Kjo është Lëvizja Socialiste për Integrim. Një forcë politike e cila të jetë gjithmonë e lidhur me njerëzit, të jetë gjithmonë me këmbë në tokë. Sepse kërkesat dhe pritmëritë e qytetarëve janë të mëdha. Sepse qytetarët kanë nevojë për më shumë përfshirje dhe kanë nevojë për një politikë më njerëzore dhe për një politikë më të drejtë”, – deklaroi z. Ilir Meta, teksa ftoi anëtarësinë e LSI-së që këtë mesazh ta reflektojë kudo me sjelljen dhe angazhimin e tyre. Kryetari i LSI-së theksoi se duhet që solidariteti të nisë së pari nga vetë brenda nesh dhe të rrezatojë kudo në të gjithë anëtarësinë dhe në të gjithë komunitetin ku jetojmë dhe ku punojmë. Edhe Konventa Zgjedhore e LSI, në Njësinë Nr.2 në Tiranë, tregoi qartë e plotësisht, se sa aktive, të përkushtuara, të angazhuara dhe të mirë-organizuara janë strukturat politike në LSI, në këtë forcë që po shtohet e po fuqizohet, theksuan drejtuesit e lartë të LSI, ku ndër të tjera, kreu i LSI, Ilir Meta, i pranishëm në punimet e kësaj konvente zgjedhore, ndër të tjera, tha: Ndihem i motivuar që të shtojë përgjegjësitë e mia si drejtues I LSI, duke punuar si një ekip i bashkuar me të gjithë në çdo nivel të partisë, mbasi konstatoj që angazhimi dhe kontributi juaj dhe I të gjithë neve si LSI, kanë lidhje me interesat e integrimit të vendit dhe këtë po vazhdojmë ta përmbushim si detyrim ndaj Shqipërisë dhe si përgjegjësi ndaj vetes tonë”! 

Sigal