ILDKP gjobit 117 zyrtarëve për shkelje të ligjit

432
Sigal

Funksionarët nuk kanë plotësuar sipas ligjit deklaratat ose nuk i kanë dorëzuar ato

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bën me dije se “ka vijuar punën për rakordimin e subjekteve deklarues në të gjitha institucionet publike, në nivel qendror dhe lokal në vendin tonë. Në përfundim të plotë të procesit të administrimit të deklaratave të interesave private, si dhe pas komunikimeve dhe rakordimeve të kryera dhe me institucionet përkatëse ku këto subjekte ushtrojnë funksionet e tyre publike, u konstatuan 117 zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private “Para Fillimit në Detyrë” dhe “Pas Largimit” për vitin 2013 dhe 2014”. ILDKP, shprehet se “në zbatim të nenit 40, pika 1/a të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, sipas të cilit “Për mos deklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) Lekë”, Inspektori i Përgjithshëm, gjatë këtyre ditëve, përmes Vendimeve të posaçme, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet deklarues që rezultuan të mos kenë dorëzuar deklaratën e interesave private”. Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj secilit subjekt, ILDKP pohon se “ka njoftuar zyrtarin, subjekt deklarimi, si dhe institucionin epror dhe bën me dije subjekteve deklarues ndaj të cilëve u mor masa administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon element konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal