Igli Totozani prêt ambasadorin amerikan Donald Lu

482
Sigal

Avokati i Popullit Igli Totozani priti dje ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu. Ky ishte takimi i parë mes tyre, që pas marrjes së akreditimit të ambasadorit amerikan në Tiranë. Në fillim të takimit, Avokati i Popullit Igli Totozani falenderoi ambasadorin Lu për mbështetjen që ambasada amerikane ka dhënë dhe vazhdon të japë për institucionin gjatë këtyre viteve. Gjithashtu, në fillim të takimit Avokati i Popullit Igli Totozani i dhuroi ambasadorit Lu dy numrat e parë të revistës së Avokatit të Popullit, ku trajtohen gjerësisht problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Nga ana e tij, ambasadori amerikan u interesua për gjendjen e të drejtave të Njeriut në vendin tonë, për të cilën Avokati i Popullit bëri një panoramë të përgjithshme me problemtikat kryesore, që shqetësojnë qytetarët. Gjithashtu, Avokati i Popullit paraqiti dhe sfidat kryesore me të cilat përballet institucioni i Ombudsmanit për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të Njeriut. Ambasadori amerikan Donald Lu shprehu mbështetjen e tij për institucionin dhe punën e Avokatit të Popullit në fushën e të drejtave të Njeriut, mbështetje e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në fund të takimit Avokati i Popullit dhe ambasadori amerikan vizituan së bashku zyrat e institucionit duke takuar personelin dhe stafin e Avokatit të Popullit.