Idrizi sulmon qeverinë: Na vodhën mandatet e tentuan të na zhduknin politikisht

629
Sigal

I fortë ka qenë reagimi i kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili nuk ka kursyer sulmet për qeverinë. Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të PDIU, Idrizi tha se partinë e tij tentuan që ta zhduknin, ndërsa përmendi edhe zgjedhjet e kaluara.

Idrizi tha se qeveria mund t’i vidhte PDIU mandatet, por historinë sipas tij nuk mund ta zhduknin. Mes të tjerash ai tha se çështja çame nuk është më pjesë e programit të qeverisë.

“Sido që të marrin votat, të na marrin mandatet, nuk mund të na zhbëjnë se nga veriu në jug. Do na kenë si një thumb, ngulur në trurin e tyre. Nuk e prishin dot këtë lëvizje, pasi kjo është partia e madhe. Ata mund të vjedhin mandatin e Idrizit, Takut, Mesilës, por nuk e vjedhin dot misionin tonë. Se vjedhin dot Çamërinë, sado që të flasësh për të, sado të përbetohesh për të. Pas një viti që u krye ai turp, siç ishin zgjedhjet, pasojat janë këto. Ata tentuan të lënë jashtë Kuvendit PDIU. Jo vetëm për të patur tepsinë me veten, por u bë e qartë kur çështja çame nuk përfshihet në programin e qeverisë”, tha Idrizi.