Idrizi: S’ndikohem nga miqësia Rama – Dule

610
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi thotë se nuk ndikohet nga miqësia që ai e quan politike e kryeministrit Edi Rama me kryetarin e PBDNJ-së Vangjel Dule. Referuar ftesës së shefi i qeverisë i bëri sot Dules për të qëndruar krah koalicionit të majtë, e madje edhe për tu anëtarësuar në Partinë Socialiste, Idrizi lë të nënkuptuar se do të ishte pro këtij vendimi, nëse si Rama ashtu edhe Dule do të mbështesnin çështjen çame. “Nuk ndikohem nga miqësitë politike të Ramës. Do të mirëprisja që z. Rama dhe Dule të ishin mbështetës dhe miq të zgjidhjes së çështjes së shqiptarëve të Çamërisë”, tha Idrizi në një deklaratë për mediat. Duke bërë batut gjatë ftesës së vazhdueshme që i bëri Vangjel Dules për tu bërë pjesë e PS-së, Rama tha se do ta bënte mik edhe me Shpëtim Idrizin, dy personazhe të kundërt përballë kauzës që ata mbrojnë, njëri miniritetin grek e tjetri çëshetjen e shqiptarëve të Çamërisë.
Sigal