Idrizi: Shqiptarët besojnë tek kauza e PDIU dhe jo tek klientela

462
Sot në orën 10:00 ka nisur Kongresi i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet. Kongresi ka nisur me fjalën e kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Pas tij do të flasë edhe Kryeministri Edi Rama, deputetët e PDIU-së dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Kryetari i PDIU përshëndeti Kongresin, duke u shprehur se objektivi është i partë, e ardhmja parashikon nesër një parti të madhe. “Sot do të bëjmë një bilanc, cfarë ka arritur PDIU në vite, do përcaktojmë objektivat. Ne kemi ardhur në këtë kongres, pas një sërë aktivitetesh intensive. Para pak ditësh ne zgjodhëm kryetarin e partisë, delegatët, anëtarët. Ka qenë mbreslënëse që në 2 muaj, anëtarësia arriti në 24 mijë vetë. Me këtë numër anëtarësie, me këtë infrastrukturë organizative, PDIU është nisur të bëhet një parti e madhe”, u shpreh Idrizi.
Sipas Idrizit, lumi i madh i anëtarësimeve shpjegon se shqiptarët kanë nisur të besojnë tek kauza e PDIU, patriotizmi dhe jo tek klientela. Këtë ia theksoi dhe kryeministrit Edi Rama i ftuar në sallën e Kongresit të partisë së camëve. “Identiteti jonë kombëtar, dinjiteti i shqiptarëve është shumë i rëndësishëm të prodhojë një qytetar me dinjitet dhe që di të japë llogari. Kjo shpjegon lumin e madh të anëtarësimeve.
Kjo do të thotë që PDIU ka votues dhe anëtarë që nuk janë pjesë e klientelës, e them këtë sepse me të tillë jemi përballur në parlament. Ata që votuan nuk janë klientët tanë, janë pronarë shpirtërorë të idealit tonë, që kanë si qëllim patriotizmin, dinjitetin e shqiptarëve. Ata që na kanë votuar janë vëllezërit tanë. Të rinj e të reja, PDIU nuk është parti e Udhëheqjes, as e kryetarit, është parti e juve, e rinisë shqiptarëve. Kush besoi në ëndrrën tuaj të djeshme do të jetë dëshmitare e zgjidhjes së saj”.
Sigal