Idrizi nis fushatën me të rinjtë: Bëhuni pjesë e politikës dhe vendimarrjes

471
Pas çeljes së fushatës në Pallatin e Kongreseve, Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet z. Shpëtim Idrizi zgjodhi të nisi takimet e fushatës zgjedhore me të rinjtë e Klubit të Patriotëve të Rinj, në një party të organizuar në Tiranë.
Z. Idrizi iu drejtua rreth 600 të rinjve, anëtarë të KPR-së, duke u kërkuar që të jenë pjesë aktive e politikës shqiptare në mënyrë që të jenë pjesë e vendimarrjes që lidhet me ta. Gjithashtu ai u shpreh se të gjithë duhet të ndihemi krenar që jemi shqiptarë dhe duhet ta duam njëri-tjetrin pa dallime, pasi kjo gjë, na bënë patriot të vërtetë. 
“Mos i rrini larg shoqërisë shqiptare, shfaquni me vlerat tuaja, sepse ju nuk jeni e ardhmja, jeni e tashmja. Futuni brenda politikës, ndryshojeni veten dhe ndryshoni Shqipërinë, sepse kjo është e vetmja rrugë. Jepeni votën për PDIU-në, numrin 34, sepse do të ndiheni edhe më shumë krenar që jeni shqiptarë“, tha Idrizi.
Në fund të fjalës së tij, kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet u shpreh se duke votuar numrin 34, të rinjtë do ndihen akoma më shumë krenar që janë shqiptar.
Sigal