Idrizi në Fier: Kolegji Zgjedhor ra pre e urdhrave të partive të mëdha

410
Në një takim entuziast përpara qindra mbështetësve të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qytetin e Fierit, kryetari i PDIU-së, z.Shpëtim Idrizi komentoi edhe njëherë vendimin e Kolegjit Zgjedhor, duke e cilësuar atë tërësisht anti-ligjot. “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është në shtëpinë e vetë, është në këtë sallë, është çdo vatër shqiptari. Më vjen keq dhe për vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili doli në kundërshtim edhe me vetë vendimet e Kolegjit Zgjedhor të vitit 2009. Më vjen shumë keq sesi 5 gjykatës, përveç 6 votimeve e 5 orëve që harxhoi KQZ-ja, pas 3 orë e gjysmë, edhe këta të nderuar zotërinj nuk e gjetën dot se ku ishte vendi i PDIU. 
E imagjinoni miqtë e mi kur një partie politike, me grup parlamentar, e cila përfaqësohet në Kolegj me Nënkryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, nuk e gjeti dot të drejtën. Imagjinoni si mund ta gjejnë të drejtën në gjykatat tona një qytetar i thjeshtë. Ky është një vendim haptazi anti-ligjor dhe unë jam këto jo vetëm për ta denoncuar por për të garantuar çdo votë të PDIU çdo voto të çdo partie e cila nuk është e përfaqësuar, sepse ne do të ngremë, jo vetëm në 61 Bashkitë por në të gjithë KZAZ-të një grup ‎juristësh dhe avokatësh të cilët edhe transformimin e një vote do t’i çojnë për ndjekje penale nga 3 deri në 7 vjet dhe unë ju jam garant për këtë gjë”, u shpreh z. Idrizi. 
Duke prezantuar programin e ‎PDIU-së, z. Idrizi kërkoi mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Fierit për të dyfishuar votat që kjo force politike arriti të merrte ne zgjedhjet e vitit 2013. “Votoni Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, votoni numrin 34, votoni për familjet tuaja, për pronën, për besimin në Zot, për çështjen çame dhe për shqiptarët kudo që i ka vënë Zoti. Rroftë Çamëria, rroftë Shqipëria, rroftë PDIU dhe ju faleminderit për gjithë mbështetjen që na keni dhënë.‎” – mbylli fjalën e tij z. Shpëtin Idrizi.
Sigal