Idrizi në Devoll: PDIU, e vetmja parti me program të plotë për pushtetin lokal

395
Nga zona e Devollit, të cilën e cilësoi si një nga trevat më patriotike në histori në luftën për ruajtjen e dinjitetit dhe unitetit kombëtar, kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitetit, Shpëtim Idrizi, kërkoi mbështetjen për kandidatët për Këshill Bashkiak, në mënyrë që kjo traditë të vijojë. Gjatë fjalës së tij përpara qindra mbështetësve të PDIU-së në Devoll, Idrizi u shpreh se ata janë e vetmja parti që kanë një program të qartë për pushtetin lokal.
“Jemi e vetmja parti që ka një program për pushtetin lokal. Ju keni nevojë që mos ta shikoni Bashkinë vetëm si një zonë ku do ndërtohen disa shtëpi apo pallate më të mira, por si zonë integrale bujqësore ku zona rurale me pjesën e qytetit të jenë të integruara. Ju keni nevojë që produktet tuaja të arrijnë të dalin në treg, të grumbullohen, mos të kalben rrugës, por të ketë qendra grumbullimi, qendra përpunimi dhe kjo mund të bëhet vetëm në një zonë ekonomike të madhe sicc është bërë tashmë Bashkia e Devollit”, tha Idirizi.
Kjo, vijoi ai, “është arsyeja pse PDIU u fut ne reformën administrative, kjo është arsyeja pse ne kemi një program shumë të qartë për zhvillimin e zonave dhe kjo është arsyeja se pse ne ndihemi në Devoll si në shtëpinë tonë”. “Unë sot ju ftoj të votoni numrin 34, votoni Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, sepse ju do të votoni për familjen, për pronën, për besimin në Zot, për dinjitetin e shqiptarëve” – mbylli fjalën e tij, kryetari i Partisë Dejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.
Sigal