Idrizi në Berat: Votoni për programin e bashkimit të shqiptarëve

435
Shpëtimi Idrizi kreu i PDIU shpalosi para qytetarëve të Beratit projektin elektoral, i cili ka interesa të qarta pasi është kombëtarist.
Shpëtim Idrizi: “Ne kemi programin tonë, i cili është i qartë, kombëtarist. Është një program i cili ka në qendër të gjithë ato elemente që i bashkojnë të gjithë shqiptarët, jo që i ndajnë. E brenda këtij vokacioni për bashkimin ekonomik të shqiptarëve dhe për kthimin tek trashëgimia kulturore, historike të cilën të tjerët mundohen të na e ulin, të na bëjnë që ta harrojmë, pikërisht në këtë vokacion që ne kemi, ne gjejmë dhe pozicionin tonë: ne jemi besnik të kauzave tona, ne jemi besnik të elektoratit tonë.”
Kreu i PDIU denoncoi veprimet arbitrare sipas tij të bëra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Shpëtim Idrizi: “Unë sigurisht do vazhdoj ta denoncoj dhe po garantoj atë dhe anëtarët e tjerë të KQZ-së dhe çdo kënd që mendon se mund të luajë me votat e PDIU, do pësojë një zhgënjim shumë të madh. Ne dimë të jemi luajalë në koalicione, por ne i ofrojmë ndihmën tonë, përkrahejn tonë atij që na respekton dhe që në mënyrë reciproke jep mbështetje për Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.”
Idrizi në Berat u shpreh i sigurt që PDIU në zgjedhjet e 21 qershorit do arrijë një fitore spekatolare, me dyfishimin e votat në të gjithë Bashkitë e Shqipërisë.
Sigal