Idrizi: Greqia flet konferencë për Vorioepirin. Bushati: I referohem vetëm dokumentave zyrtare

488
Çështje çame u bë objekt diskutimi mes kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në Kuvend.
Idrizi i kërkoi ministrisë së Jashtme të bëjë notë proteste në lidhje me përdorimin e termit Vorio Epir nga ministria e Jashtme greke. Në replikë Bushati tha se kemi të bëjmë me një çështje diplomatike dhe juridike. “Nuk bëj notë proteste as verbale. Të nxitemi të gjithë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët “
Pjese nga debati
Shpetim Idrizi: Dy ditë më parë Ministrja e Jashtme greke zhvilloi një konferencë shkencore për çështjen came dhe marrëdhëniet shqiptaro- greke. U fold he për të ashtuquajturën irridentizëm shqiptar për qëndrimin historic grek kundër për çështjen çame dhe për të ashtuquajturën Vorio Epir. Shteti grek jo vetëm që e di çështjen came që ekziston dhe kërkon zgjidhje por po merr të gjitha masat ligjore të ketë argumenta ligjorë kundër saj. Fqinjët tanë vazhdojnë të jenë tejet seriozë në shovinizmin e tyre ani se kush është në pushtet
Kjo histori rrëfen se shtetit shqiptar nuk është në lartësinë e duhur. Nuk ka asnjë konferencë shkencore të organizuar nga ministria e Jashtme për çështjen came, për të krijuar një dosje të plotë serioze me argument të fortë ligjor e juridik përballë Greqisë.
Së dyti Ministria e Jashtme greke zyrtarisht përdor një term irredentist si Vorio Epiri. Është fakt se Çamëria është territor gjeografik që shtrihet në dy shtete sot me shumicë shqiptare dikur, ndërsa Vorio Eipiri nuk është territor gjeografik por shpikje politike e vitit 1914.
Ministria jonë e Jashtme duhet të kundërveprojë menjëherë përballë këtij precedent të rrezikshëm të përdorimit të këtij termi irredentist që cënon tërësinë tokësore të Shqipërisë. Akoma më keq informacione të sigurta më thonë se i pranishëm në këtë konferencë ishte një diplomat i lartë shqiptar. Nëse kjo është e vërtetë kemi të bëjmë me një skandal.
Po ky zyrtari çfarë po bënte aty? Qëndroi si i ftuar që e rrahin dhe kënaqet me ndjenjat mazokiste apo akoma më keq e ndjen veten në një ndërthurje të çuditshme që duhet ti shërbejë interesit të shtetit tjetër dhe jo atij që përfaqëson. Unë nuk besoj se ky është concept diplomatic I ministrisë sonë të Jashtme. I drejtohem ministrit Bushati.

Ka një fjalë që qeveritë shqiptare e harrojnë, reciprociteti.
Ka një fjalë që qeveritë shqiptare e harrojnë, reciprociteti. Kjo konferencë na ngre disa pyetje që ju duhet ti përgjigjeni. Greqia po përgatitet me konferenca zyrtare shtetërore për të mbrojtur qëndrimin e saj ndaj çështjes çame, po ministria jonë e Jashtme kur e ka në plan të shkruajë një letër të qartë apo të hedhë në letër dosjen për çështjen came me fakte kokëforta historike bazuar në konferenca shkencore të realizuara prej jush. Greqia madje merr guximin e shkon në kundërsulm.
Na flet ditën për diell për irredentizmin shqiptar, po ju zoti Ministër kur do të lëshoni një notë proteste për përdorimin e këtij termi irredentist Vorio Epir që shteti grek guxon për herë të parë ta rifusë në terminologjinë zyrtare. Ju ftoj haptazi të përdorim pa droje termin gjeografik Çamëri, pa frikë. 
Ka një kërkesë të kahershme të shoqatës Çamëria për këtë gjë. Bëhet fjalë për varreza masive për të cilat ne disponojmë hartat e vendndodhjes së tyre. 
Greqia mban me paratë e saj 4 shkolla që mësojnë greqisht në zona ku nuk ka minoritet grek si Korça, Himara e Tirana
Greqia financon haptazi shoqatat e minoritetit grek në Shqipëri, e mirë bën. Po ju zoti Ministër çfarë keni bërë për të bashkuar emigrantët shqiptarë në Greqi në një shoqatë të financuar nga shteti shqiptar? Për të ngritur dhe financuar shoqata të shqiptarëve çamë, ortodoksë, arvanitas apo të emigrantëve. Zoti ministër në zonën e çamërisë ka me mijëra shqiptarë çamë që I keni dëgjuar që flasin shqip. A nuk ka ardhur koha që shqiptarët të kenë statusin e minoritetit etnik shqiptar në Greqi, të cilin e kanë pasur në vitin 1927?
Shteti shqiptar ka pranuar të mos shkruajë emrat e toponomeve shqiptare në Greqi në shqip. Në fakt ne nuk kemi asnjë dijeni dhe asnjëherë nuk na është bërë e ditur.
Ndërkohë Greqia vijon të përdorë terma si Argjirokastra për Gjirokastrën, Koreca për Korçën në letërnjoftimet elektronike edhe pse I ka ndryshuar në pasaporta. Po shteti ynë zoti ministër kur do të shënojë Filat, Igumenicë, Margelliç në letërnjoftime meqë në pasaporta nuk mundeni për të gjithë ata shqiptarë të Çamërisë që janë në zgrip të moshës dhe kanë lindur në Çamëri.

Greqia ka këmbëngulur dhe ia ka dalë që shërbesat fetare të zhvillohen në greqisht në fshatrat minoritare por dhe në vendbanime shqiptare. Po ju kur do të mundësoni që shqiptarët në Greqi të kenë të drejta reciproke dhe në zonat shqiptare të mos ketë kaq shumë influenca greke. 
Rezoluta e çështjes Çame që miratoi kuvendi nuk është dokument bakalli por dokument detyrues për shtetin shqiptar 
Jemi shumë të interesuar të kemi marrëdhënie të mira me fqinjin. Zgjidhja e çështjes came në kuadër të Konventës së të Drejtave të Njeriut traktatit të miqësisë është gur themeli për miqësinë e dy popujve . Të hiqet ligji i luftës.

Bushati: Dua të sqaroj dhe të mos ketë ekuivok, Zyrtarisht Greqia është partner strategjik për Shqipërinë siç është Shqipëria partner strategjik për të. 
Së dyti: Jo për të gjitha çështjet ka dakordësi. Për një pjesë të çështjeve që u trajtuan këtu nuk ka dakordësi por qëndrime të ndryshme. Në politikë të jashtme dhe sidomos në marrëdhëniet me fqinjët duhet të na drejtojë sensi i realizimit dhe të evitojmë politikën e vuvuzelave.
Në 2013 kur kjo qeveri erdhi në pushtet marrëdhëniet me Greqinë ishin të ngrira. Nuk kishte këmbim në nivel të lartë, ishte shfuqizuar marrëveshja e detit, dhe krahas problemeve të mbartura shqiptarët në Greqi ndesheshin me vështirësi të panumërta.
Ne ndoqëm politikën e hapave të vegjël dhe jo të politikave të mëdha. Nuk kemi bërë marërveshje apo kemi negociuar pasaportën tonë por i është referuar konventës ndërkombëtare IKAO. Eshte rregull që aplikojmë në mënyrë universale. 

Ligji i luftës?
Ekziston ligji, për disa vite i mohuar nga pala greke dhe pas listimit dhe depozitimit të shqetësimit në mënyër konsistente sot është fakt se Greqia e pranon por arrin në përfundimin për të gjetur rrugëdaljet më të mira për të shfuqizuar ligjin e luftës. Kjo do të shoqërohej me çlirim të energjive positive mes dy vendeve por kjo do të kishte efekt të ndjeshëm për pronat e shqiptarëve që janë sekuestruar 

Varrezat?
Të jemi të kujdeshëm e të ndajmë nderimin për të rennet me detyrimet që kanë e marrin përsipër shtetet. Kjo është marrëveshje e nënshkruar nga qeveria paraardhëse, që ne do të donim të kishte terma më garantist për ne, por fakti që është nënshkruar nga qeveria paraardhëse dhe nuk është shfuqizuar nga asnjë institucion shtetëror si marrëveshja e detit nuk do të thotë që ne nuk do ta zbatojmë. Ne I përmbahemi zotimit të shtetit shqiptar. E shohim të lidhur me një sërë hapash të tjerë që do të krijonin kushtet e përshtatshme për të zbatuar në gërmë e në frymë marrëveshjen
Ju sqaroj që ne nuk mund të bëjmë notë proteste, me gjithë respektin për ju dhe kauzën në Kuvend. Sepse është detyra e ministrisë së Punëve të Jashtme në të gjithë botën që të mbajnë kanale të hapura komunikimi për një çështje të caktuar, siç e dëshmon dhe kjo konferencë, se më vjen keq që e bëni lajm. Më vjen mirë që diskutohet se tregon seriozitetin e Greqisë në raport me Shqipërinë”
Sigal