Idrizi: Dule nuk përfaqëson minoritetin në Shqipëri por idealet e Agimit të Artë

184
Shpëtim Idrizi Nënkryetari i ri Parlamentit, ka reaguar pas lajmit se Vangjel Dule ka dhënë dorëheqjen në Kuvend, Dule ka treguar urrejtjen gjakësore ndaj Shqiptarëve të Çamërisë.
Reagimi i Shpëtim Idrizit pas dorëheqjes së Vangjel Dules:
Sapo mesova mbi dorheqjen qe Vangjel Dule që paska dhene, sapo ka mesuar emerimin tim ne kete post.
Pa dashje ky Zerv-ist i koheve moderne ka nxjerr ne pah ate, qe i vlon ne mendje dhe zemer, urrejtjen gjaksore ndaj shqiptarve te camerise, duke shpresuar qe historia ta ndale turravrapin e vet ketu e 70 vjet me pare, dhe viktima te vazhdoje te mbetet viktime, ndersa agresori te vazhdoje te mbetet agresor e fitimtar i se keqes.
Ne inkoshiencen e tij, Vangjel Zerva, shpreson qe shovinizmi i huaj te kete me shume vlere dhe te perndjeki e te nenshtroje shqiptaret autoktone, duke harruar qe vendi i Shqiperise eshte perkrah popujve te zhvilluar qe respektojne cdo qenie njerzore si te barabarte ne dinjitet, cdo individ pa dallim feje, rrace, origjine a bindje politike, shkak per te cilin, Dulja ishte ne ate karrige edhe sot…
Ky individ dashakeq e fobik, ndaj gjithe atyre qe nuk i perkasin frymes me shoviniste te nacionalizmit te huaj, vecanerisht i erresuar nga urrejtja ndaj popullsise came, na kujton dhe njehere te gjitheve qe duhet te punojme per ti dhene historise ate cka meriton. Ceshtja came do zgjidhet ne perputhje me te gjitha konventat per respektimin e te drejtave te njeriut, do apo nuk do pinjolli i lig i Napoleon Zerves
Ajo cka vertetoi edhe njehere Vangjel Dule eshte se ai nuk perfaqeson as vellezerit tane minoritare e as mentalitetin e shendetshem te nje pjese te shoqerise greke. Ai perfaqeson idealet e Agimit te Arte, te cilat nuk mund te pranohen kurre ne Shqiperi! Kete pergjigje do t’ja japi cdo qytetar i ketij vendi, shqiptaret e Camerise, shqiptaret e cdo treve tjeter, akoma edhe me shume minoriteti grek ne Shqiperi, qe nuk ka asnje lidhje me mentalitetin perjashtues e urryes te ketij individi.