I vetmi garant i Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese

127

Presidenti Ilir Meta: Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën me kapjen e Gjykatës janë të vdekura, pasi ky institucion I përket Republikës. Gjykata Kushtetuese publikon 5 anëtarët e saj dhe mer vendimin e parë për Vorpsin. Drejtësia nis funksionin, Ardian Dvorani do përballet në prokurori me dy padi penale

Presidenti Ilir Meta: Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën me kapjen e Gjykatës Kushtetuese janë të vdekura

I vetmi garant i Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese dhe se ajo është vija e kuqe

Presidenti Meta ngre dolli me ujë: Gëzuar fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese!

Presidenti Ilir Meta dje ngriti një dolli për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Në fillim të konferencës për median, para gazetarëve Meta ngriti gotën me ujë dhe tha: Gëzuar për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese!

Presidenti Meta: Gëzuar për fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese!

Paralajmërimi i Presidentit Meta: Parlamenti me një dekret shpërndahet

Mendoj se jam shumë i qartë. Garante e Kushtetutës, e padiskutueshme në Republikën e Shqipërisë, dhe sipas Kushtetutës, është Gjykata Kushtetuese. Pastaj është Presidenti e kështu me radhë, por Gjykata Kushtetuese është mbi të gjithë. Parlamenti, a shpërndahet me një dekret? Me një dekret shpërndahet. Se në çfarë rrethanash dhe si, kjo është çështje tjetër. Presidenti, a shkarkohet? Shkarkohet nga një parlament legjitim dhe, njëkohësisht, kush e shkarkon? Në fund fare e shkarkon përsëri Gjykata Kushtetuese. Pra dhe Gjykata Kushtetuese është më e rëndësishme se vetë Presidenti. Qeveria, a rrëzohet? Me një mocion mosbesimi. Shikojeni, lexojeni Kushtetutën, rrëzohet shumë kollaj, nuk po flas për gjëra të tjera. Nuk ka më Gjykatë Kushtetuese. Dhe këtu nuk luhet. Këtu është vijë e kuqe për të gjithë, për cilindo, sepse kjo është e vetmja që mund të mbrojë popullin shqiptar, interesat kombëtare dhe shtetërore. Sepse një gjykatë e zgjedhur në mënyrë antikushtetuese, të paligjshme, në mënyrë mafioze, kërcënon seriozisht interesat shtetërore, kombëtare dhe aq më tepër të drejtat demokratike, të drejtat kushtetuese të të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti Meta apel Ramës: Mos përdor SHBA-të, se ndryshe do të ketë hetim ndërkombëtar

Unë edhe një herë tjetër i kërkoj Prokurorisë, të tregojë integritet në këtë moment mjaft të rëndësishëm për rivendosjen e besimit të opinionit publik te Reforma në Drejtësi. Të hetojë të gjithë personat e përfshirë në këtë akt mafioz. Unë si President jam i gatshëm të bashkëpunoj dhe institucioni që unë përfaqësoj në mënyrën më të ngushtë. Gjithçka është e mirëdokumentuar dhe, për sa u takon atyre përrallave që thotë dikush, dëgjova se ç’fliste njëri sot në parlament dhe nuk m’u duk në rregull, që i kanë bërë këto lojëra me ekspertë evropianë, amerikanë, i them mos i keqpërdor më SHBA-të, ai diplomat e ata ekspertë si ata që firmosën për zgjedhjen e PPS-së në mënyrë antikushtetuese me 69 vota, ashtu le të përdorë sa të dojë, sepse Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë e kemi me SHBA-të, e kemi bërë me BE-në de e kemi bërë me Komisionin e Venecias. Dhe e kemi bërë në mënyrë tepër të qartë, aq më tepër, për këtë çështje. Sepse përndryshe do të ketë hetim ndërkombëtar për këtë çështje dhe do të ketë edhe ndëshkim ndërkombëtar për këtë çështje.

Presidenti Meta: Askush të mos guxojë të më dërgojë sekserë të shkel Kushtetutën

Mua askush nuk duhet të guxojë, të më dërgojë sekserë, qofshin ata edhe ndërkombëtarë apo dhe çfarëdo që të jenë, që të shkel unë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Evropa që i ka vënë kushtet sa një mal, se e ka parë që nuk funksionon sistemi i drejtësisë. Për Evropën, atje e ka apo e ka për këto deklaratat klienteliste këtu? Për cilën Evropë e ka? A e mbani mend ju dy vjet, para se të miratohej me konsensus me 140 vota në parlament Reforma në Drejtësi se çfarë thoshin, nuk do opozita reformën në drejtësi, nuk do ky, nuk do ai, nuk do ajo. Ngatërroi dynjanë, ngatërroi dhe ndërkombëtarët, i ngatërroi të gjithë. Dhe kur u arrit konsensusi në fund fare, prapë i ngatërroi të gjithë se donte të merrte të gjitha institucionet me Kushtetutë, pra në mënyrë tërësisht të pandershme dhe të fajësonte pastaj opozitën.

Presidenti: Mori Prokurorin e Përkohshëm me firmat e ekspertëve ndërkombëtarë, por jo Gjykatën Kushtetuese

Dhe në qoftë se e mori ai me firmat e atyre ekspertëve ndërkombëtarë Prokurorin e Përkohshëm të Përgjithshëm, term që nuk ekziston në Kushtetutë, që e ka bërë me ligj të njëanshëm kundër Kushtetutës me 69 vota, Gjykatën Kushtetuese në këtë mënyrë, jo ai, po askush nuk e prek dot dhe nuk e merr dot. Është e shenjtë Kushtetuta dhe, sidomos, është i shenjtë procesi kushtetues i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. Sepse ky është një proces me probleme të mëdha kushtetuese, por në rast se Kuvendi ka pasur disa probleme këto janë për shkak të Kuvendit, nuk janë për shkak të Presidentit.

Presidenti: Nuk ka institucion në botë që mund të guxojë të dalë kundër dekretit tërësisht kushtetues të Presidentit

Nuk ka institucion në botë që mund të guxojë të dalë kundër dekretit tërësisht kushtetues të Presidentit të Republikës. Nëse ekziston një institucion në botë që mund të dalë kundër kësaj do të dëgjoni edhe përgjigjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ju thashë, këtë Kushtetutë, e kemi bërë me shqiptarët, e kemi bërë me partnerët tanë dhe me Komisionin e Venecias. Sa herë ndërrohen diplomatë të caktuar në Tiranë apo sa herë ndërrohen ekspertë të caktuar ndërkombëtarë në Tiranë, unë nuk kam ndërmend të tallem me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Boll janë tallur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që u votua me konsensus. Te Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe dhe është e kuqe flakë.

Presidenti Ilir Meta kallëzon penalisht Ardian Dvoranin e KED-së, ja dy veprat penale

Ditën e hënë do të bëj kallëzim penal si President kundër zotit Ardian Dvorani me detyrën kryetar i KED-së me adresë gjykata e Lartë. Unë presidenti i Republikës akuzoj Dvoranin për këto vepra; shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore, baza ligjore: Kushtetuta e Shqipërisë. Veprimet dhe mos veprimet e Ardian Dvoranit kanë cenuar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pasi kam konstatuat veprimet dhe mos veprimet, ato përbëjnë vepra të qarta penale, bazuar në nenet 281. Presidenti parashtron këtë kallëzim me qëllim fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përvetësimi detyrës shtetërore apo titulli. Gjatë detyrës ai me dashje ka shpërdoruar funksionon dhe ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz