I nxorri të palarat, Rama ofendon keq Taulant Mukën

496
Sigal

Kryeministri Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat pasi u refuzua sërish nga studentët pas ftesës për dialog.

Rama, me një gjuhë më të ashpër se herët e tjera ka thënë se ai është i gatëshëm që të dëgjojë studentët pasi vetëm nga dialogu sipas tij vjen zgjidhja e problemit, por nga ana tjetër me tone kërcënuese ai paralajmërioi se kushdo që mendon që ta kthejë këtë protestë në një “revolucion të atyre pa popull”, le ta provojë.

Rama gjithashtu ofendoi edhe Taulant Mukën të cilin vetë e emëroi si zv. ministër të Arsimit, por pak ditë më vonë ky i fundit dha dorëheqje dhe nisi denoncimet ndaj Ramës dhe qeverisë së tij në lidhje me arsimin.

“Ai mund të jetë shkenctarë, por është një larvë politike”, u shpreh Rama.