‘’I kanë me gjak”, Rama i rikthehet takimit me banorët e Astirit në 2013-tën: Nuk janë shtëpi hallexhinjsh!

513
Sigal

Kryeministri Edi Rama nga Libofsha ka folur sërish sot lidhur me protestën e banorëve të Astirit, të cilët preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Rama tha se në të gjithë tymnajën mediatike është hedhur dhe një sajesë, se ai në vitin 2013 iu kishte premtuar këtyre banorëve legalizimin e banesave.

Edhe pse më herët është publikuar edhe video, ku Rama e bën këtë premtim me zë dhe figurë, sot kreu i qeverisë këmbëngul se gjithçka është një sajesë.

“Kanë ngritur tani dhe një të pavërtetë, që unë paskam thënë që do i legalizoja ato shtëpi. Nuk është e vërtetë, nuk kam thënë se do legalizohen shtëpi aty ku do të ndërtohen rrugë dhe shkolla, e vërteta është se në tetë vite të qeverisjes së mëparshme u legalizuan 21 mijë godina. 

Ne kemi legalizuar 150 mijë godina në katër vjet, dhe shumica dërrmuese janë shtëpi. Kurrë s’ka pasur një protestë të udhëhequr nga opozita politike për të mbrojtur paligjshmërinë, nuk bëhet për të mbrojtur shtëpitë e tyre, po për pushtet. 

Edi Ramën nuk po e mundim dot me votë dhe hajde që ti vëmë shkrepsen kudo që na del një zonë me benzinë. Nuk janë shtëpi hallexhinj ato siç i tregon Ylli Kadriu në televizor, janë biznese të ndërtuar kundër ligjit”, u shpreh Rama para banorëve të Libofshës.