I ka zënë vendin, Ulsi Manja pret me batuta Fatmir Xhafajn, ‘i zhveshur’ nga posti ministror

510
Sigal

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, zhveshur tashmë nga posti qeveritar, i është rikthyer punës së tij në Komisionin parlamentar të Ligjeve.

Aty është pritur padyshim mirë nga kolegët e tij socialistë, ku nuk kanë munguar as batutat e kreut të këtij komisioni Ulsi Manja.

‘’Mirë se erdhët në Komisionin tuaj natyral. Kountributi juaj është i çmuar për punën tonë të përbashkët”,mësohet të jetë shprehur Manja në komision.

Kujtojmë se Manja në një mënyrë a në një tjetër ‘’i ka zënë vendin” Xhafajt, pasi më herët ky komision është drejtuar pikërisht nga ish-ministri.

Po ashtu Xhafaj ka qenë bashkëkryesues dhe i komisionit të posatshëm parlamentar për Reformën në Drejtësi.

Xhafaj është një nga ministrat e Ramës që nuk hoqën dorë nga mandati i deputetit, edhe pse ushtroi detyrën si anëtar i kabinetit.