I hiqet mandati deputetit Koço Kokëdhimës

449
Gjykata Kushetuese ka vendosur t’i heqë mandatin e deputetit Koço Kokëdhimës. Vendimi është marrë pak minuta më parë. Parlamenti e dorëzoi kërkesën për papajtueshmërinë ose jo të mandatit të Kokëdhimës pasi Gjykata Kushtetuese e detyroi. Fillimisht mazhoranca e refuzoi kërkesën e opozitës për ta çuar mandatin e Kokëdhimës në Kushtetuese. Por më pas opozita e ankimoi në këtë Gjykatë dhe ajo i dha të drejtë. Kokëdhima do t’i humbasë të gjitha funksionet që gëzon edhe në parti si deputet.
Sigal