I dënuar në Itali/ Krimet e Rënda nisin verifikimin për vëllain e Fatmir Xhafajt…

456
Prokuroria nis verifikimet për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn, i duar në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.
Burime nga organi i akuzës bënë të ditur se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet mbi Agron Xhafaj.
Sikundër mësohet verifikimet po kryhen në kuadër të ligjit antimafia.
Reagimi i organit të akuzës erdhi pas deklaratës së bërë nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit vetëm Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, nuk po sheh shkeljet ligjore dhe falsifikimet e ministrit të Brendshëm, për të mbrojtur vëllain e tij.
Një ditë më parë edhe Ambasadori amerikan Donald Lu tha se po verifikohen akuzat e ngritura për vëllain e ministrit të Brendshëm.
Sigal