I akuzuari i KLSH-së për korrupsion/ Belinda Balluku, emëron drejtor të ministrisë Eduard Ahmetaj, në vend që ta çonte në dyert e birucave

1829
Sigal

Denoncimi/ Ja si Edi Rama dhe Belinda Balluku shpërblejnë hajdutët

Emërimi i Eduard Ahmetit si Drejtor i Përgjithshëm në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, ka sjellë reagimin e ashpër të ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se, “ish drejtori i Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, i akuzuar për abuzimet me rimbursimin e barnave, nëse do të kishte shtet ligjor sot duhet të ishte në burg”. Në denoncimin e tij qytetari tregon se si ministrja Balluku, ka shpërblyer ish-zv.drejtorin e Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, Eduard Ahmetaj, i akuzuar për abuzim me rimbursimin e ilaçeve, duke e emëruar atë drejtor në këtë institucion. Ja postimi i Berishës: Hajnia si meritë absolute! Eduard Ahmetaj ish-drejtori i Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor pas vjedhjeve, abuzimeve me rimbursimet e ilaçeve dhe skandaleve në këtë institucion, emërohet drejtor i Përgjithshëm nga ministrja Balluku. Në qoftë se do të kishte shtet ligjor, Eduardi duhet të ndiqet penalisht për demin ekonomik të verifikuar nga KLSH dhe pasojat shëndetësore që kanë shkaktuar te pacientët, i korruptuar dhe me masa të lëna nga KLSH, Eduard Ahmetaj emërohet drejtor i Përgjithshëm në ministrinë e Ballukut