Hysni Burgaj: Problemi qëndron tek kriminaliteti, shifrat për azil në rënie

529
Situata e krijuar me azilkërkuesit në disa vende të Bashkimit Evropian në të vërtetë nuk ka lidhje shumë me këtë kategori. Kështu shprehet për gazetën “telegraf, ish-Drejtori i policisë së Shtetit Hysni Burgaj. I pyetur për debatin e hapur ditët e fundit, ku Holanda kërkon rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, Burgaj shprehet se kjo ka më shumë lidhje me kriminalitetin se sa me azilkërkuesit. Për Burgajn ashtu si shumë shqiptarë janë në vende të ndryshme edhe në Holandë ka një numër të konsiderueshëm të personave me rekorde kriminale. Por Burgaj shprehet se shteti jonë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë në bashkëpunim me autoritetet Holandeze dhe me ato të Beneluksit për të bërë të mundur ndërhyrjet, identifikimin dhe kapjen e personave që janë pjesë e grupeve kriminale. Burgaj deklaroi se në këto momente në vendet e zonës “Shengen” nuk ka shumë kërkesa nga shqiptarët për azil, por sipas tij i gjithë problemi qëndron tek elementët kriminal. Shifrat për azil sipas tij janë në rënie. 
Sigal