Hyn në fuqi Vetingu, por Kushtetuesja mund ta rrëzojë!

450
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi ligji i Vetingut, i cili tashmë mund të zhbëhet
vetëm nga Gjykata Kushtetuese. I miratuar më 30 gusht vetëm me votat e maxhorancës,
në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit, ai tashmë hyrë zyrtarisht në
fuqi. Presidenti Bujar Nishani e dekretoi atë “në heshtje”. Ai nuk e vuri
firmën mbi këtë ligj, as e ktheu në kuvend për rishqyrtim, por i la afatet
kushtetuese të kalonin. Opozita që nuk e votoi e ka dërguar në Gjykatën
Kushtetuese. A do ta rrëzojë kjo gjykatë ligjin më të rëndësishëm të Reformës
në Drejtësi? Shqetësimi është i madh. Opozita thotë se ky ligj e vë drejtësinë
nën kontrollin e kryeministrit. Vetë Rama është shfaqur i shqetësuar në
parlament pas dorëzimit të kërkesës së PD në Gjykatën Kushtetuese, duke i
kujtuar asaj se po vihet sërish përballë ambasadës amerikane. Kryetari Lulzim
Basha tha, se ambasadori amerikan nuk mund t’i diktojë të drejtën kushtetuese.  Ajo ka paralajmëruar se do ta çojë ligjin
edhe në Strasburg, po të jetë e nevojshme. Kryeministri Rama duket i zënë
ngushtë. Nëse Gjykata Kushtetuese do t’ia rrëzojë ligjin që ai miratoi pa e
pyetur opozitën, e gjithë beteja e tij do të bjerë.